Politike

 “S’është dhunë molotovi”, ish-deputeti Luan Baçi: Policia, provokatore. S’duam ndërrimin e pushtetit

25 Maj 2019, 16:47 Nga DOSJA
 “S’është dhunë molotovi”, ish-deputeti

TIRANE- Ish-deputeti demokrat Luan Baçi është shprehur se opozita nuk kërkon me protestën e gjashtë kombëtare që të ndërrohet pushteti, apo të përdoret dhunë.

Baçi tha se policia është provokatore e dhunës, dhe se bombat Molotov nuk janë tregues i dhunës nga situata ku ndodhen qytetarët.

“Molotovi nuk është dhunë, dhunë përdor policia. Policia, provokatore e dhunës. Qytetarët janë shumë paqësorë për revoltën që kanë së brendshmi. Ç’duhet të presë qeveria nga një opozitë që ka dalë në rrugë me qytetarët. Pret lule? Nuk mbahet më revolta popullore. Nuk thashë gjë por tensioni është gjithnjë prezent. Nuk protestojnë për rrogat e larta, apo se duan të ndërrojnë pushtetin. Ky nuk është qëllimi i qytetarëve dhe i Lulzim Bashës.”-tha Baçi.

Ditën e sotme në orën 19:00 opozita pritet të zhvillojë protestën e radhës. 1500 efektivë policie do të jenë në terren.

Kryeministria dhe Parlamenti janë rrethuar me gardhe hekuri. Nëpër shtylla janë vendosur kamera me rezolucion të lartë.

Presidenti Meta është shprehur që nëse do ketë dhunë përgjegjësia bie mbi drejtuesit e opozitës. Rama i ka dërguar një letër të katër Bashës ku i kërkon të dialogojnë për krizën.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike protesta e opozites 25 maj 2019 protesta e opozites 25 maj 2019

Sondazh

Poll