Politike

U nxeh në Kuvend, Murrizi pas seancës “shkrin gazit” ish-ministrat e Ramës (FOTO)

25 Maj 2019, 15:43 Nga DOSJA

TIRANË- Siç e kemi parë edhe në foto të tjera më herët, të cilat paparazzi ynë i ka marrë gjatë seancave parlamentare, ish-ministrat e Ramës shfaqen gjithandej bashkë. Akoma nuk dihet se cila është arsyeja që i bën ata të rrinë në çdo vend së bashku, që kur janë shkarkuar nga Rama.

myslim-murrizi

Arben Ahmetaj, Damian Gjiknuri, Niko Peleshi dhe Ditmir Bushati, ishin ministrat më të rëndësishëm të kabinetit të Ramës. Ata janë akuzuar shpesh nga opozita, por ajo që ne shohim çdo të enjte në Parlament, është se ata janë gjithnjë të qeshur dhe të relaksuar, paçka se akuzohen për probleme korrupsioni.

Këtë të enjte, ata janë ndaluar në rrugë nga deputeti demokrat Myslim Murrizi. Ky i fundi u ka treguar ish-ministrave socialistë diçka në celular dhe që të pestë kanë shpërthyer me të qeshura. Duket që Murrizi ka marrëdhënie miqësore me 4 ish-ministrat, të cilët tashmë janë deputetë të thjeshtë të grupit të tyre parlamentar.

Marrë nga PANORAMA

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike arben ahmetaj damian gjiknuri ditmir bushati myslim murrizi niko peleshi arben ahmetaj damian gjiknuri ditmir bushati myslim murrizi niko peleshi

Sondazh

Poll