Politike

Vendet e BE me deklaratë të përbashkët para protestës: Dënojmë dhunën, duhet dialog

25 Maj 2019, 14:16 Nga DOSJA
Vendet e BE me deklaratë të përbashkët para protestës:

TIRANË- Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri dhe ambasadat e vendeve anëtare në union në një deklaratë të përbashkët kanë reaguar për protestën e opozitës.

Në deklaratë thuhet se ata janë kundër dhunës në çdo lloj forme që mund të jetë ajo dhe mbështesin rrugën e dialogut mes palëve.

“Ne i bëjmë thirrje të gjitha palëve të mbështeten në ofertën ekzistuese për dialog me synimin për të gjetur një rrugëdalje nga situata aktuale politike si një çështje urgjente”, shtohet në deklaratë.

DEKLARATA E PLOTË

Deklaratë e Delegacionit të Bashkimit Evropian dhe Ambasadave të Shteteve Anëtare të Bashkimit Evropian në Shqipëri për protestën e sotme

Delegacioni i Bashkimit Evropian dhe Ambasadat e Shteteve Anëtare të Bashkimit Evropian në Shqipëri respektojnë plotësisht të drejtën themelore të qytetarëve të Shqipërisë për të demonstruar. Megjithatë, ne përsërisim rëndësinë e ushtrimit të kësaj të drejte në mënyrë paqësore.

Ne dënojmë aktet e dhunës që kanë ndodhur në protestat e mëparshme dhe u bëjmë thirrje udhëheqësve të protestës si dhe autoriteteve shqiptare që të sigurojnë që demonstrata e sotme të zhvillohet në mënyrë të rregullt dhe paqësore. Të gjitha palët e përfshira kanë përgjegjësinë për të garantuar sigurinë e atyre që janë në rrugët e Tiranës sonte. Nuk ka vend për dhunë në një protestë paqësore. Autoritetet e zbatimit të ligjit kanë përgjegjësinë për të vepruar me vetëpërmbajtje, edhe nëse provokohen.

Për të mirën e qytetarëve shqiptarë, shumica e të cilëve dëshiron të shohë që vendi të bëjë përpara me procesin e reformave dhe të ecë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, ne i bëjmë thirrje të gjitha palëve të mbështeten në ofertën ekzistuese për dialog me synimin për të gjetur një rrugëdalje nga situata aktuale politike si një çështje urgjente.

Sot në orën 19:00 opozita e bashkuar do të të zhvillojë protestën e gjashtë kombëtare. Për protestën e sotme policia është në gadishmëri dhe po merr masat për mbarëvajtjen e kësaj proteste. Mësohet se në terren sot do të jenë 1500 efektivë policie dhe efektivë të Gardës së Republikës.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ambasadat ne shqiperi deklarata e bashkimit evropian dhuna ne proteste protesta e opozites 25 maj 2019 ambasadat ne shqiperi deklarata e bashkimit evropian dhuna ne proteste protesta e opozites 25 maj 2019

Sondazh

Poll