Politike

“Koha e fjalëve ka mbaruar”, Salianji paralajmërim të fortë para proteste: Në perëndim kanë sakrifikuar edhe jetën

25 Maj 2019, 14:15 Nga DOSJA
“Koha e fjalëve ka mbaruar”, Salianji paralajmërim të

TIRANE- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka thënë se qytetarët do të mbrojnë lirinë e plotë për të zgjedhur.

I ftuar në studion e lajmeve në “Syri.net”, Salianji ka thënë se letrat e Ramës janë një mjet propagande, ndërkohë që paralajmëroi se qytetarët do të luftojnë për të ardhmen e tyre.

“Kjo është mjet propagande për të shtrënguar radhët e tij që t’ju tregojë ndërkombëtarëve që po bën përpjekje. Koha e fjalëve ka mbaruar. Qytetarët do të mbrojnë vendin. Koha e fjalëve ka mbaruar. Liria nuk blihet lehtë. Në të gjithë perëndimin, njerëzit kanë sakrifikuar jetën, dhe kanë fituar mbi absolutizmin. Në Shqipëri ka mijëra martirë, që kthyen lirinë në ’91. S’mund të lejojmë një siguri të vogël momentale të na heqë lirinë për të zgjedhur.”-u shpreh Salianji.

Deklarata e Salianjit vjen pak orë para protestës së opozitës. Ditën e sotme në orën 19:00 opozita pritet të zhvillojë protestën e radhës. 1500 efektivë policie do të jenë në terren.

Kryeministria dhe Parlamenti janë rrethuar me gardhe hekuri. Nëpër shtylla janë vendosur kamera me rezolucion të lartë.

Presidenti Meta është shprehur që nëse do ketë dhunë përgjegjësia bie mbi drejtuesit e opozitës. Rama i ka dërguar një letër të katër Bashës ku i kërkon të dialogojnë për krizën.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama ervin salianji protesta e opozites 25 maj 2019 edi rama ervin salianji protesta e opozites 25 maj 2019

Sondazh

Poll