Politike

Demokratët e Beratit nisin rrugën drejt Tiranës, 4 autobusë të mbushur për në protestë

25 Maj 2019, 13:57 Nga DOSJA
Demokratët e Beratit nisin rrugën drejt Tiranës, 4 autobusë

TIRANE- Mbështetësit e Partisë Demokratike janë nisur për të ardhur në Tiranë, ku pritet të zhvillohet protesta e paralajmëruar nga opozita e bashkuar.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se dega e PD në këtë qytet ka organizuar 4 autobusë të cilët janë në dispozicion të mbështetësve demokratë.

Ata janë të parët që janë nisur tashmë për t’ju bashkuar protestës së thirrur nga kryedemokrati Lulzim Basha, e gjashta në radhë nga protestat kombëtare.

Ditën e sotme në orën 19:00 opozita pritet të zhvillojë protestën e radhës. 1500 efektivë policie do të jenë në terren.

Kryeministria dhe Parlamenti janë rrethuar me gardhe hekuri. Nëpër shtylla janë vendosur kamera me rezolucion të lartë.

Presidenti Meta është shprehur që nëse do ketë dhunë përgjegjësia bie mbi drejtuesit e opozitës. Rama i ka dërguar një letër të katër Bashës ku i kërkon të dialogojnë për krizën.

(f.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike demokratet e beratit protesta e opozites 25 maj 2019 demokratet e beratit protesta e opozites 25 maj 2019

Sondazh

Poll