Politike

Protesta e opozitës, PD-ja: Policia po shoqëron njerëz pa asnjë motiv

25 Maj 2019, 13:45 Nga DOSJA
Protesta e opozitës, PD-ja: Policia po shoqëron njerëz pa

ELBASAN– Kreu i PD-së në Elbasan, Eugen Isaj ka bërë një denoncim publik. Ai shkruan se policia ka shoqëruar më shumë se 20 persona nga qyteti i Elbasanit në mënyrë që të mos marrin pjesë në protestë.

Isaj thekson më tej se qytetarët janë mbajtur në komisariat më shumë se dy-tre orë dhe se kjo gjë po bëhet në mënyrë që pjesëmarrja në protestën e opozitës të jetë sa më e vogël.

Ditën e sotme, pritet që në orën 19:00 të nisë protesta e paralajmëruar e opozitës kundër qeverisë Rama. Kjo është protesta e 6 kombëtare dhe sipas burimeve të Partisë Demokratike, do të marrin pjesë persona të shumtë nga të gjitha rrethet.

(f.m/dosja.al)

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike eugen isaj partia demokratike protesta e opozites 25 maj 2019 eugen isaj partia demokratike protesta e opozites 25 maj 2019

Sondazh

Poll