Politike

Ofendoi gazetaren, PD-ja kërkon shkarkimin e Gjinushit: S’duhej lejuar të hynte në Akademi

25 Maj 2019, 13:07 Nga DOSJA
Ofendoi gazetaren, PD-ja kërkon shkarkimin e Gjinushit: S’duhej

TIRANË- Partia Demokratike ka kërkuar shkarkimin e kreut të Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushit, përmes Albana Vokshit, pasi ky i fundit, ofendoi gazetaren Enkelejda Mema.

Në një postim në Facebook, Vokshi  shkruan se Gjinushi ngacmoi seksualisht dhe intimidoi gazetaren me përvojë, Endlejeda Mema.

Postimi i plotë i Albana Vokshit:

Reagimi i Vokshit:

TË SHKARKOHET SKËNDER GJINUSHI PËR AKTIN E TURPSHËM  NDAJ GAZETARES MEMA!! Gazetarja Enkelejda Mema, u intimidua, u fye dhe u ngacmua seksualisht nga Skënder Gjinushi, gjatë një transmetimi live, pak minuta pas zgjedhjes Kryetar i Akademisë së Shkencave, me votë të urdhëruar direkt nga Kryeministri Edi Rama. E turpshme, e papranueshme, e dënueshme sjellja intimiduese dhe fyese e ish ministrit të diktaturës Skënder Gjinushi, ndaj gazetares me shumë përvojë Avi Mema Mema.

Në një vend normal, demokratik, Skënder Gjinushi sot, nuk do ishte lejuar të hynte në Akademi. Ministër i diktaturës, me fjalor dhe akte perverse si sistemi diktatorial që i prodhoi, nuk mund e nuk duhet të jetë as anëtar, e jo më të drejtojë Institucionin më të lartë shkencor në Shqipëri.I bëj thirrje të gjithë mediave kombëtare e lokale të denoncojnë aktet e turpshme të fyerjes dhe dhunës verbale e psikologjike ndaj gazetares Mema dhe të gjithë gazetarëve në detyre.

Sjell në vëmendje të organizatave dhe institucioneve ndërkombëtare, OSBE, Delegacionit të Bashkimit Europian, Këshillit të Europës, Amnisty International, Reporterëve pa Kufij që raste të tilla ngacmimi seksual janë të dënueshme e të papranueshme. Sot është dita që organizatat për mbrojtjen e grave nga dhuna dhe shoqatat e gazetarëve të mos heshtin, por të protestojnë në mbrojtje të koleges gazetare e në emër të respektit e dinjitetit të detyrës së gazetarit.

ProtestoPërLiritëThemelore#Gazetarët”Protesto-raporto”

Ndërkohë ditën e sotme, në rrjet ka nisur një peticion kundër Skënder Gjinushit për gjuhën e tij seksiste.(Lexo këtu) “Gjinushi kërko falje publike për gjuhën denigruese e seksiste ndaj gazetareve”, është tema e peticionit për Skënder Gjinushin.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike albana vokshi enkelejda mema skender gjinushi zgjedhjet ne akademine e shkencave albana vokshi enkelejda mema skender gjinushi zgjedhjet ne akademine e shkencave

Sondazh

Poll