Politike

Rama mesazh tjetër opozitës me vargjet e Tolstoit: Durimi nuk është pritje

25 Maj 2019, 12:40 Nga DOSJA
Rama mesazh tjetër opozitës me vargjet e Tolstoit: Durimi nuk

TIRANË- Kryeministri Edi Rama, ka reaguar sërish, disa orë para protestës së opozitës.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, këtë herë duke cituar shkrimtarin botëror Leon Tolstoi, shkruan se Durimi nuk është pritje. 

“Durimi nuk është pritje. S’është të presësh duarkryq. Kjo është përtaci. Durimi është të vazhdosh kur vazhdimi është i vështirë dhe i ngadaltë. Dy luftëtarët më të fuqishëm janë koha dhe durimi” Leon Tolstoi, – shkruan Rama. 

Kujtomë se po sot, kryeministri Edi Rama, i drejtoi letrën e katërt publike kryetarit të opozitës, Lulzim Basha. Rama tha sot se është i gatshëm sërish për dialog dhe  sipas tij nëse nuk frenohet opozita do të kenë një fund të dhimbshëm dhe Basha do të përfundojë si dështak. (Lexo këtu)

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama opozita edi rama opozita

Sondazh

Poll