Politike

Prapaskenat e emërimit të Gjinushit tek Akademia e Shkencave, plani për ndërtimin e një biznesi shumëmilionësh tek godina

25 Maj 2019, 12:11 Nga DOSJA
Prapaskenat e emërimit të Gjinushit tek Akademia e Shkencave, plani

TIRANE- Zgjedhja mes polemikave e Skënder Gjinushit në krye të Akademisë së Shkencave, është parë si një kapje e një tjetër institucioni nga Kryeministri Edi Rama.

Ai është fotografuar sot në kafe me Gjinushin, që mban dy poste kryetarësh, të Akademisë dhe të Partisë.

Tani që mori Akademinë, do të lërë me siguri Partinë Socialdemokrate që e drejton që nga 1991, kur u themelua.

Kush do ta marrë drejtimin e PSD?

Tom Doshi është deputeti i Partisë Socialdemokrate nga zgjedhjet e 2017. I larguar nga PS në 2015, ai zgjodhi PSD si mjetin që do ta çonte në mandatin tjetër.

Doshi mbetet zyrtarisht zyrtari më i rëndësishëm i PSD, ndërsa prej kohësh ka tentuar ta marrë partinë nga Gjinushi.

Përpara 2017 tentoi ta bënte këtë me miku ne tij të ndjerë Dritan Priftin, por Gjinushi nuk pranoi. A u hap rruga tani për ta marrë Doshi PSD?

A do të ndërtohet kullë te godina e PSD?

Ajo është një godinë që duhet t’u kalonte pronarëve të ligjshëm. Ata e fituan gjyqin, por përmbarimi prej vitesh nuk ka mundur ta zbatojë vendimin e gjykatës.

Për këtë është kujdesur qeveria. Tani që Gjinushi u largua, godina e PSD mund të bëhet objekt i një biznesi multimilionësh.

Pritet që biznesmenë të lidhur me Ramën dhe me Gjinushin të marrin pronën për të ndërtuar aty një kullë.

A ishte ndërtesa e PSD pjesë e marrëveshjes për zgjedhjen e Gjinushit në krye të Akademisë? Këtë do ta vërtetojë e ardhmja e afërt.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike skender gjinushi zgjedhjet ne akademine e shkencave skender gjinushi zgjedhjet ne akademine e shkencave

Sondazh

Poll