Politike

Paralajmërimi i Berishës para protestës: Sot cunami i historisë

25 Maj 2019, 08:06 Nga DOSJA
Paralajmërimi i Berishës para protestës: Sot cunami i

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka reaguar disa orë para protestës së 6kombëtare të opozitës. 

Me anë të një postimi në rrjetet sociale Berisha paralajmëron për pjesëmarrje masive, ndërsa e quan si “cunami i historisë”. 

“Sot Cunami i historise. Shqiperia vershon drejt Tiranes! Rama ik! Fitore! sb”, – shkruan Berisha në Facebook. 

Kujtojmë se në protestën e 11 majit, protestuesit sulmuan me shashka, kapsollë, tymuese por edhe bomba molotov, Kryeministrinë, Kryesinë e Kuvendit dhe ambientet e jashtme të Parlamentit. Gjatë asaj proteste u dhunua nga policia Sekretari Organizativ i PD-së, Sahit Dollapi, i cili përfundoi në spital. Për këtë opozita zhvilloi edhe dy protesta të tjera në 12 dhe 13 maj. 

Nuk dihet se si do të zhvillohet protesta e sotme, ndërsa burime nga policia thonë se 1300-1500 efektivë do të jenë në terren.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike berisha paralajmëron 'cunam' në protestë protesta e opozites 25 maj 2019 sali berisha berisha paralajmëron 'cunam' në protestë protesta e opozites 25 maj 2019 sali berisha

Sondazh

Poll