Politike

38 deputetët e “opozitës së re” kërkojnë ndryshime në sistemin zgjedhor (KËRKESA)

25 Maj 2019, 05:23 Nga DOSJA

Tiranë- Deputeti Arlind Çaçani i dalë nga listat e PD-së në Korçë ka publikuar kërkesën që i është bërë Komisionit të Posaçëm të Reformës Zgjedhore, që si pikë të parë të diskutimit të ketë ndryshmet e sistemit zgjedhor në vend.

Në lidhje me këtë kërkesë Çaçani shprehet se arsyeja më e madhe është që shqiptarët t’i zgjedhin vetë  përfaqësuesit në Kuvend. Kjo kërkesë është firmosur nga 38 deputetët e “opozitës së re”.

“Arsyeja më e madhe përse ne jemi këtu, është t’ju japim Shqiptarëve mundësinë t’i zgjedhin vete përfaqësuesit në Kuvend, jo t’jua listoje Kryetari sipas oreksit te vet. Grupi parlamentar Demokrat e mori këtë nismë me mbështetjen e 38 deputeteve te opozitës. Ne ndërmorëm një nismë konkrete përmes rrugëve institucionale, për ta bërë këtë ndryshim shumë të rëndësishëm në interes të vendit.”, shprehet ai.

Çaçani ka shpërndarë edhe disa foto nga hyrja e kuvendit ku shfaqet i qeshur krah Myslim Murrizit.

Kërkesa:

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike arlind çaçani kërkesa për reformën zgjedhore myslim murrizi arlind çaçani kërkesa për reformën zgjedhore myslim murrizi

Sondazh

Poll