Politike

“Mos u fut në zgjedhje”, Patozi-Curit: Nuk jam pa këllqe

24 Maj 2019, 20:27 Nga DOSJA
“Mos u fut në zgjedhje”, Patozi-Curit: Nuk jam pa këllqe

Teksa kanë qenë të ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Zonë e Lirë”, Astrit Patozi dhe Arjan Curi i janë përgjigjur pyetjes së Çanit: “A mund të betohesh sonte Patozi se kjo që t’i ke bërë bashkë me grupin tënd iniciator, a i çon ujë në mullirin e Edi Ramës?”

“Mund t’i shërbejë Ramës, por mua nuk më intereson. E vetmja mënyrë që atij mos t’i interesonte ishte se PD dhe LSI të ishte bashkë me ne në zgjedhje. Në këto kushte, kur ata janë jashtë zgjedhjeve, atij i intereson se do të ketë më shumë opozitë në zgjedhje. Ky nuk është halli ynë, por i atyre. Ata le të futen në zgjedhje dhe kjo çështje mbaron.

Po të mos ishim ne, Edi Rama do e kishte si emërim drejtorësh kryetarët e bashkive. Edhe nëse nuk fitojmë, po i prishim gjumin.  Arben Skënderin kemi për bashkinë e Tiranës. Në Durrës është Valbona Sakollari, një zbulim i Bindjes Demokratike, kjo nuk është marrë kurrë me politike, vjen nga bota akademike…

Ambicia ime nuk ka qenë kurrë të bëhem kryetar bashkie dhe kjo parti nuk ka ardhur për të marrë pushtet në këto zgjedhje, gara e kësaj partie është në zgjedhjet e ardhshme, hyjmë që të masin veten tonë, por dhe për t’i dhënë vendit një zgjidhje tjetër sepse dy palët ishin në krye të një marrëzie politike dhe gati për të shqyer njëri-tjetrin e t’i vinin flakën vetes”, tha Patozi.

“Ju kësaj rradhe vetëm nëse ua lë PS një bashki, nuk do fitoni asnjë bashki. Mundet që PS t’ua japë ndonjë bashki, por nuk e besoj. Fakti që ju krijuat një parti, është vlerë për spektrin shqiptar. Që juve edhe mos t’iu shanin, do ishte që ju të jeni forcë pozitare, të mos hynit në këto zgjedhje dhe do ta linit vetëm Ramën dhe do ta fusnit në një qosak. Unë mendoj që hapi i parë është në rregull, hapi i dytë i shërben Ramës sepse dashje pa dashje, në disa bashki kryesore të vendit, e bëni zgjedhjet-zgjedhje sepse ai thotë; Ja ku e keni Bindjen, votojeni”, u shpreh Curi.

“Nuk do jetë ndonjë fatkeqësi konbëtare nëse nuk fitojmë këto zgjedhje… Ju prisni që unë të bëhem si ata pa këllqe… E dyta nuk qëndron sepse dhe nëse ne nuk do të ishim, zgjedhjet në Shqipëri do të zhvilloheshin. Po e trajtoni këtë çështje sikur po të hysh në zgjedhje është gabim, por është e kundërta… djegia e mandatave ishte gabim, çdo gjë tjetër nuk ka më vlerë sepse pastaj janë pasojë. Ne jemi pragmatistë dhe do bëjmë gjënë e duhur”, u shpreh Patozi.

“Mendojmë se nuk ka asnjë rrugë tjetër që ta përmbysim këtë qeveri të korruptuar të Ramës vetëm me zgjedhje, me çdo lloj zgjedhje”, shtoi më tej Patozi.

Curi: “Do hyni të gjithë bashkë në zgjedhje.”

Patozi: “Ç’punë kam unë me ata të tjerët, më morën dorën kur më përjashtuan.”

Curi: “Duke hyrë në zgjedhje bëheni paterica e tij.”

Marrë nga Zonëelirë

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike arjan curi astrit patozi bindja demokratike zgjehdjet lokale arjan curi astrit patozi bindja demokratike zgjehdjet lokale

Sondazh

Poll