Politike

“Hemoragjia” në radhët e PD-së, Patozi bën ‘mea culpa’: E pranoj, nuk ishin në lartësinë e duhur

24 Maj 2019, 20:08 Nga DOSJA
“Hemoragjia” në radhët e PD-së, Patozi bën

TIRANË– Koordinatori i partisë “Bindja Demokratike”, Astrit Patozi ka bërë “mea culpa” publike për kandidatët e zgjedhjeve lokale.

Përballë Arjan Currit tek “Zonë e Lirë”, Patozi tha se kërkonte falje për kandidatët që u tërhoqën nga gara pasi nuk ishin në lartësinë e duhur. 

Biseda në studio:

Curri: Kërkoni falje, pasi Bashën për listat e kundërshtuat dhe kritikuat.

Patozi: Kërkoj falje për kandidatët që u tërhoqën, mea culpa, nuk ishin në lartësinë e duhur, duhet ta pranoj.

Nga radhët e Bindjes Demokratike janë tërhequr nga gara Salvador Kaçaj dhe Devi Hebibasi. Ndërsa ditën e sotme u tërhoq nga gara kandidati për bashkinë e Kamzës, Ylber Gjeta. (Lexo këtu)

(k.m/dosja.al)

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike arjan curri astrit patozi largimet nga bd arjan curri astrit patozi largimet nga bd

Sondazh

Poll