Politike

“Nuk kemi punë me godinat”, Kryemadhi pranon mëkatet: Sollëm Ramën në pushtet, Zoti na faltë!

24 Maj 2019, 17:02 Nga DOSJA
“Nuk kemi punë me godinat”, Kryemadhi pranon mëkatet:

TIRANË- Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka zhvilluar pasditen e sotme një takim me strukturat e LSI-së në zonën e Laprakës, ku bëri thirrje për distancim nga dhuna.

“Nesër mos ndaloni, dhe nëpërmjet jush u bëj thirrje të gjithë qytetarëve të Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë, që të bëhen pjesë e kësaj proteste. Këto janë protestat më të bukura që shqipëria ka parë në këto vite tranzicioni. U bëj thirrje që nesër të mos përfshihen në akte dhune, të distancoheni nga dhuna. Nuk kemi punë as me godinat, por me rrëzimin e këtij sistemi”, – tha Kryemadhi.

Ndërsa i konsideroi protestat e opozitës të zhvilluara prej tashmë 3 muajsh, i drejtoi lutje edhe Zotit, për t’i falur pasi kanë sjellë në pushtet Edi Ramën.

“Edhe pse është muaji i Ramazan, që shumë shqiptarë agjërojnë që Zoti u dhëntë dritë atyre që agjërojnë dhe të na falë ne mëkatet që i kemi dhënë pushtetin Edi Ramës”, – u shpreh ajo.

Më tej ajo tha se në protestën e së nesërmes do të protestohet edhe për policët që do të jenë në krye të detyrës, për pagat e tyre të ulëta dhe mungesen e kushteve.

“Policët ti konsiderojmë si vëllezërit tanë. Ata nesër do të protestojnë me ne edhe pse do të jenë në krye të detyrës”, tha Kryemadhi.

Nesër opozita do të zhvillojë protestën e 6-të kombëtare, kukërkon rrëzimin e kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e një qeverie tranzitore për të çuar vendin në zgjedhjet të parakohshme. 

(B.B & A.S/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike kryemadhi thirrje kundër dhunës monika kryemadhi kryemadhi thirrje kundër dhunës monika kryemadhi

Sondazh

Poll