Politike

“Nesër vendoset fati për 10 vitet e ardhshme”, Basha: Beteja me të keqen do çuar në fund

24 Maj 2019, 16:41 Nga DOSJA
“Nesër vendoset fati për 10 vitet e ardhshme”, Basha:

MAT- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, zhvilloi pasditen e sotme një takim në Mat, ku hodhi një mori sulmesh e akuzash ndaj kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij.

Ndërsa ftoi qytetarët për t’u bashkuar nesër në protestën e 6 kombëtare para Kryeministrisë, Basha u shpreh: “Ndaj le të bëhemi të gjithë bashkë: beteja me të keqen duhet çuar deri në fund, në veçanti tani që kanë mbetur një grusht i vogël grabitësish, kriminelësh dhe horrash politikanë, në panik total nga populli i bashkuar”.

Më tej ai tha se që nga nesër e në vijim do të vendoset fati i vendit për 10 vitet e ardhshme, ndërsa falënderoi SHBA-të, Gjermaninë dhe vendet e tjera të BE-së, për mbështetjen e dhënë ndaj popullit shqiptar.

“Nesër dhe në ditët e ardhëshme do të vendoset fati për 10 vitet e ardhëshme. Dhe sa I takon shumicës së bashkuar të shqiptarëve, fundi I tranzicionit dhe ëndrra jonë për Shqipërinë si gjithë Europa, do të jetë konkluzioni final I kësaj beteje.
Për këtë duam, kërkojmë dhe mirëpresim, ndihmën bujare që na ofron dhe na shtrin në momente kritike për vendin tonë, dora e aleatëve tanë perëndimorë. Mirënjohje Gjermanisë aleate dhe mike, mirënjohje vendeve të tjera të BE-së dhe SHBA, që publikisht dhe jopublikisht, nuk e lini vetëm popullin shqiptar në këtë betejë për jetë a vdekje.

Një gjë është e sigurtë për, për shqiptarët e bashkuar dhe opozitën e zhveshur nga çdo pushtet institucional, por e rreshtuar me zemër e mendje, krah qytetarëve tanë, ka vetëm një rrugë: rruga e standarteve europiane, rruga e standarteve amerikane.
Kjo nuk negociohet.

Largimi i Edi Ramës nuk negociohet”– tha Basha.

(B.B & A.S/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama lulzim basha protesta e opozitës 25 maj edi rama lulzim basha protesta e opozitës 25 maj

Sondazh

Poll