Politike

Basha-Ramës nga Mati: S’ka as 1/1000 e nderit të Theresa May, në të kundërt do ishte dorëhequr

24 Maj 2019, 16:13 Nga DOSJA
Basha-Ramës nga Mati: S’ka as 1/1000 e nderit të Theresa May,

MAT- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me qytetarët e Matit, ku teksa i ftoi për protestën e nesërme, u shpreh se nga i njëjti vend ka nisur 3 muaj më parë rrugëtimin së bashku me qytetarët që gjithsescili të marrë në dorë fatin e vet.

Duke u ndalur tek dorëheqja e kryeministres britanike Theresa May, Basha u shpreh se Rama po të kishte sa 1/1000 e nderit të saj do kishte dhënë dhjetëra herë dorëheqje.

Edi Rama po të kishte pasur një të njëmijëtën e nderit dhe dinjitetit të Thereza May-t, apo Sebastian Kurtz, apo të një kryeministri normal ballkanik, do të ishte larguar me dhjetëra herë. Do të ishte larguar kur u zbulua se solli në parlament trafikantët e vajzave dhe grave shqiptare, narkotrafikantët dhe vrasësit dhe i bëri deputetë. Për pushtetin e tij kriminalizoi parlamentin. Duhet të ishte larguar kur u zbulua se nën urdhrat e tij dhe të yllit të tij Saimir Tahiri Shqipëria u shndërrua në një hambar droge dhe në një bahçe të krimit të organizuar. Duhet të ishte larguar kur ministri tjetër Fatmir Xhafa u kap me skandalin e vëllait të tij që e mbronte, duhet të ishte larguar kur Damian Gjiknuri u kap në vjedhje pas vjedhjeje, nga skandali i OSHEE tek skandali i Unazës së Madhe.
Edi Rama nuk ka as të njëmitën e dinjitetit dhe nderit të asnjë kryeministri në botë. JO, Edi Rama nuk ka nder, nuk ka dinjitet, ka vetëm kusari, etje të babëzitur për pushtet që e shtyn në paktin e tmerrshëm me krimin.”, – tha Basha.

B.B & A.s/ Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike basha ne mat dorëheqja e ramës edi rama lulzim basha sebastian kurz theresa may basha ne mat dorëheqja e ramës edi rama lulzim basha sebastian kurz theresa may

Sondazh

Poll