Politike

Basha-Ramës nga Mati: S’ka as 1/1000 e nderit të Theresa May, në të kundërt do ishte dorëhequr

24 Maj 2019, 15:47 Nga DOSJA
Basha-Ramës nga Mati: S’ka as 1/1000 e nderit të Theresa May,

MAT- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me qytetarët e Matit, ku teksa i ftoi për protestën e nesërme, u shpreh se nga i njëjti vend ka nisur 3 muaj më parë rrugëtimin së bashku me qytetarët që gjithsescili të marrë në dorë fatin e vet.

“Në këtë sallë të mbushur si asnjëherë më parë jo thjeshtë me qytetarë dhe qytetare të Matit, por me entuziazmin dhe shpresën për ndryshimin që po vjen. Nuk e harroj se më 14 shkurt vetëm dy ditë para protestës madhështore të 16 shkurtit, që diktoi me vullnetin e mandateve dhe rreshtimin e opozitës krah për krah me qytetarët, takimin e fundit e zhvillova këtu në Mat, në Burrel. Në fakt nisi si një takim dhe përfundoi si një miting madhështor. Ishte akoma dimë, ishte ftohtë. Ishte një ditë e ftohtë dimri, por mbaj mend se nuk e ndjeva të ftohtin, ndjeva nxehtësinë e pranverës që po vjen. Dhe ja ku jemi sot, 3 muaj pas bashkimit të madh të 16 shkurtit, shqiptarët janë më të bashkuar, më të qartë, më të prerë se kurrë për të marrë në dorë fatin e tyre, për t’ia shkulur nga thonjtë oligarkisë, krimit të Edi Ramës, Shqipërinë”, – tha Basha.

Sipas kryedemokratit, tashmë “E ardhmja e fëmijëve tanë, e ardhmja e shqiptarëve nuk do të jetë kurrë më në duart e krimit, në duart e hajdutëve që vjedhin votat, shkatërrojnë institucionet për interesat e tyre, sepse nga tani ajo do të jetë në duart tuaja”.

Më tej ai shtoi se “Prej 6 vitesh thika e së keqes ka shkuar në palcën e çdo shqiptari, 6 vite më rradhë ditë për ditë e javë për javë”.

Duke u ndalur tek dorëheqja e kryeministres britanike Theresa May, Basha u shpreh se Rama po të kishte sa 1/1000 e nderit të saj do kishte dhënë dhjetëra herë dorëheqje.

“Edi Rama po të kishte pasur një të njëmijëtën e nderit dhe dinjitetit të tereza mayt, apo Sebastian Kurtz, apo të një kryeministri normal ballkanik, do të ishte larguar me dhjetëra herë. Do të ishte larguar kur u zbulua se solli në parlament trafikantët e vajzave dhe grave shqiptare, narkotrafikantët dhe vrasësit dhe i bëri deputetë. Për pushtetin e tij kriminal;izoi parlamentin. Duhet të ishte larguar kur u zbulua se nën urdhrat e tij dhe të yllit të tij Saimir Tahiri Shqipëria u shndërrua në një hambar droge dhe në një bahçe të krimit të organizuar. Duhet të ishte larguar kur ministri tjetër Fatmir Xhafa u kap me skandalin e vëllait të tij që e mbronte, duhet të ishte larguar kur Damian Gjiknuri u kap në vjedhje pas vjedhjeje, nga skandali i OSHEE tek skandali i Unazës së Madhe.
Edi Rama nuk ka as të njëmitën e dinjitetit dhe nderit të asnjë kryeministri në botë. JO, Edi Rama nuk ka nder, nuk ka dinjitet, ka vetëm kusari, etje të babëzitur për pushtet që e shtyn në paktin e tmerrshëm me krimin.”,
– tha Basha.

(B.B & A.S/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike basha ne burrel edi rama lulzim basha rama pa nder theresa may basha ne burrel edi rama lulzim basha rama pa nder theresa may

Sondazh

Poll