Politike

S’ndalet ‘hemoragjia’ nga BD, tërhiqet nga gara kandidati për Kamzën: S’jam mirë me shëndet

24 Maj 2019, 14:17 Nga DOSJA
S’ndalet ‘hemoragjia’ nga BD, tërhiqet nga gara kandidati

TIRANË– Tjetër kandidat i Bindjes Demokratike është tërhequr nga gara për kryetar bashkie. Bëhet fjalë për Ylber Gjetën, i cili do të kandidonte për Bashkinë e Kamzës.

Në letrën e tij dërguar KQZ-së, Gjeta shkruan se po kalon disa ditë të vështira për shëndetin dhe se për këtë aryse nuk mundte që të kandidonte për zgjedhjet e 30 qershorit.

Dita e sotme ka qënë një ditë e vështirë për mua dhe për familjen time. Prej disa kohësh kam konstatuar disa shqetësime me shëndetin tim dhe pas konsultimesh me disa mjek që unë i kam miq të mi, sipas këshillave të tyre, unë duhet të bëj një vizitë të detajuar mjekësore jashtë vendit. Në këto kushte e kam të pamundur të vijoj garën time si kandidat për kryetar të Bashkisë Kamëz. Për këto arsye unë jap dorëheqje të parevokushme nga kandidimi për kryetar të Bashkisë Kamëz. Deklaroj se në këtë moment mungon vullneti im për të kandiduar si kusht i nevojshëm sipas nenit 72 të Kodit Zgjedhor.

Më herët nga radhët e Bindjes Demokratike janë tërhequr nga gara Salvador Kaçaj dhe Devi Hebibasi.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike bindja demokratike terheqja e kandidateve te bd ylber gjeta bindja demokratike terheqja e kandidateve te bd ylber gjeta

Sondazh

Poll