Politike

Masakra e Peshkëpisë/ Ish deputeti i LSI-së: Minoriteti grek s’mund të jetë shënjestër politike, larg nga drejtësia

24 Maj 2019, 13:52 Nga DOSJA
Masakra e Peshkëpisë/ Ish deputeti i LSI-së: Minoriteti grek

TIRANË- Ish-deputeti i LSI, Vangjel Tavo ka reaguar sot për rihapjen e çështjes për masakrën e Peshkëpisë, teksa është marrë në hetim dhe kreu i OMONIA-s, Fredi Bejleri.

Përmes një reagimi në Facebook, Tavo shkruan se:  “25 vite më vonë rikthehet çështja e Masakrës së Peshkëpisë. Ditët e fundit Prokuroria e Krimeve të Renda po thërret në pyetje disa pjesëtarë të minoritetit etnik grek. Përse tani?”

Postimi i plotë i Vangjel Tavos:

25 vite më vonë rikthehet çështja e Masakrës së Peshkëpisë. Ditët e fundit Prokuroria e Krimeve të Renda po thërret në pyetje disa pjesëtarë të minoritetit etnik grek. Përse tani?”Kriza e brendshme në vend kërkon diversion duke e zhvendosur vëmendjen në kurriz të minoritetit grek? A po përdoret drejtësia nga qarqe të caktuara politike? Minoriteti grek nuk mund të jetë kurrësesi as shënjestër dhe as rrugëdalje nga qoshsokaket e ngushta politike. Ky është një terror artificial dhe një shpresë për kundërvënie etnike. Njëri kah politik mund të dëshirojë prishjen e harmonisë politike por nuk duhet të gjejë shpëtimin duke u përpjekur të zhbëjë harmoninë dhe bashkëjetesën etnike. Drejtësia të qëndrojë larg orientimit politik dhe të mos bëhet vegël e saj. Harmonia dhe bashkëjetesa etnike ka prevaluar ndër shekuj, e do prevalojë edhe ndaj këtyre përpjekjeve artificiale të ditëve të fundit”, shkruan Tavo.

Më 10 prill të 1994 u realizua masakra e përgjakur nga skuadro komanda “Pirro 1”, e cila përbëhej nga 7 persona të armatosur me armatim të ushtrisë greke. Autorëve të sulmit të quajtur organizata “MAVI”, u janë gjetur armët e grabitura të postës kufitare dhe janë dënuar nga drejtësia greke vetëm për “armëmbajtje pa leje” edhe pse ata vranë dy persona. Organizata ‘MAVI’ njihet si terroriste në Greqi.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike fredi bejleri rihapet masakra e peshkepise vangjel tavo fredi bejleri rihapet masakra e peshkepise vangjel tavo

Sondazh

Poll