Politike

“Theresa May ‘gaboi’ rëndë”, ironia e Vasilit: Edhe ajo si Kurz nuk pyetën Ramën për dorëheqjen

24 Maj 2019, 13:52 Nga DOSJA
“Theresa May ‘gaboi’ rëndë”, ironia e Vasilit:

TIRANË- Ish-kryetari i grupit të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka reaguar pas dorëheqjes së kryeministres britanike Theresa May ditën e sotme, si reflektim mbi situatën e krijuar lidhur me Brexit. (Lexo këtu)

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Vasili krahason dy dorëheqjet si atë të May ditën e sotme apo edhe të kancelarit austriak Kurtz, ditë më parë, me situatën politike në Shqipëri dhe vendosmërinë e kryeministrit Edi Rama për të mos dhënë dorëheqje.

Ai ironizon suke thënë se “Tereza May “gaboi” rende qe e mbylli me dinjitet,Edi Rama “ka te drejte” ai do që ta mbylle turperisht mandatin e tij shqepur gjithandej,ky eshte edhe objektivi i tij i fundit….suksese atij!”

Postimi i plotë:

Çudi se si edhe Tereza May pas Kurz nuk pyeti Edi Ramen per doreheqjen?

Tereza May deklaroi dorehehjen e saj ne reflektim te situates politike ne Angli.

Cudi e madhe eshte se si May ashtu si kancelari austriak Kurz nuk e pyeti fare Edi Ramen si qendrestari me “interesant” ne Europe,qe nuk jep doreheqjen.

Po Edi Rama ka te drejte.

Shqiperia e Edi Rames ndrin duke filluar qe nga ai vete.

Shqiperia ndrin si Kolumbia e Europes,si vendi me i varfer ne Europe,si vendi me emigracionin me te larte te te rinjve,si vendi me i korrupruar i Europes,si vendi ku krimi rremben votat si ne asnje vend te Europes dhe ideatori dhe udheheqesi i ketij ndriçimi eshte ai vete Edi Rama.

Ndaj Edi Rama nuk jep doreheqjen vetem per shume pak kohe…..sigurisht!

Tereza May dha doreheqjen sepse ajo nuk ka asnje arritje te shenuar si keto te Edi Rames.

Mire do te bente qe May te mos gabonte si kancelari austriak Kurz, dhe ta pyeste Edi Ramen per doreheqjen e saj,por me sa duket ajo nuk kishte kohe per te humbur me nje te “vdekur qe ecën”.

Tereza May “gaboi” rende qe e mbylli me dinjitet,Edi Rama “ka te drejte” ai do që ta mbylle turperisht mandatin e tij shqepur gjithandej,ky eshte edhe objektivi i tij i fundit….suksese atij!

Thereza May dha sot dorëheqje nga posti i saj, pasi nuk arriti të zgjidhë situatën e krijuar nga Brexit. Ajo kërkoi disa ditë më parë nga Parlamenti të drejtën për të zhvilluar një referendum të dytë për të dalë ose jo nga BE. May do të largohet nga posti i saj në 7 qershor, ndësa është kryeministrja e dytë femër në Angli pas Margaret Thatcher.

(B.B/ dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama petrit vasili theresa may vasili ironi me ramën edi rama petrit vasili theresa may vasili ironi me ramën

Sondazh

Poll