Politike

“30 qershorin s’e luan topi”, Balliu-Ballës: Do t’ju kapim zvarrë po votuat, s’ka zgjedhje me një parti

24 Maj 2019, 13:42 Nga DOSJA
“30 qershorin s’e luan topi”, Balliu-Ballës: Do

TIRANË– Ish-deputeti i Partisë Demokratike është shfaqur mjaft i irrituar pas deklaratës së Kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Ballës, i cili theksoi se zgjedhjet do ët zhvillohen më datë 30 qershor dhe këtë gjë nuk e luan topi.

Në një status në rrjetet sociale, Balliu shkruan se nuk do të ketë zgjedhje më datë 30 qershor.

Ai theksoi se nuk do të lejojë as anëtarët e Partisë Socialiste që të votojnë dhe se do të kapen zvarrë të gjithë ata që sipas Balliut tentojnë të shkatërrojnë pluralizmin.

Shërbëtor i krimit dhe trafikantëve Taulant Balla. Na flisni me bindje se në 30 qershor do të ketë zgjedhje në këtë vend.

Taulant, meqënëse po dilni të gjithë si RILINDAS në kor të thoni se do ketë zgjedhje dhe se luan topi .

Po të them këtë. Nuk ka zgjedhje me një parti. Nuk ka rikthim të votimeve komuniste.

Ju provojeni të shkatërroni pluralizmin dhe po të them ty, e këtë po ta them troç. As vetë ju sdo votoni, as ti o Taulant nuk do votosh.

Sepse zvarrë do të kapen ata që po kërkojnë shkatërrimin e pluralizmit në Shqipëri.

PROVOJENI,”- shkruan Balliu në statusin e tij në Facebook.

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla gjatë takimeve elektorale që pati  në Belsh dhe Cërrik, u shpreh se 30 qershori është afat Kushtetues dhe se nuk e luan as topi.

Kjo deklaratë erdhi pasi presidenti Ilir Meta shprehu sot gatishmërinë e tij që të rishikojë dekretin për të ndryshuar datën e zgjedhjeve lokale. (Lexo këtu)

Meta përsëriti se është gati të ‘sakrifikojë’ edhe mandatin e tij.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike klevis balliu taulant balla zgjedhjet klevis balliu taulant balla zgjedhjet

Sondazh

Poll