Politike

Nesër protesta/ Basha thirrje popullit: Të gjithë në Tiranë për Shqipërinë si gjithë Europa (VD)

24 Maj 2019, 12:17 Nga DOSJA
Nesër protesta/ Basha thirrje popullit: Të gjithë në

Tiranë– Kreu i PD-së Lulzim Basha i ka bërë qytetarëve që nesër të marrin pjesë në protestën kombëtare të radhës të opozitës. Basha shprehet se nuk do të bëhet asnjë hap pas dhe të gjithë duhet të marrin pjesë në protestën e nesërme të opozitës.

“Të gjithë në Tiranë nesër, më 25 maj në orën 19:00, për të treguar vendosmërinë tonë për liri, për demokraci, për zgjedhje të lira e një qeveri nga populli, të popullit dhe për popullin, për Shqipërinë si e gjithë Europa. Asnjë hap pas! 25 maj, Shqipëria si gjithë Europa”, shprehet Basha.

Ditën e sotme Kryeministri Edi Rama i bëri një letër të tretë publike kreu të PD-së, Lulzim Basha, ku i bën thirrje që të ulen për dialog. Ndërsa për letrën e djeshme të Bashës, Rama u shpreh se ajo kishte një lum me shpifje dhe për këtë gjë e pret në gjykatë që të vërtetojë ato që ishin shkruar.(lexo këtu)

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike lulzim basha thirrje për protestë protesta e opozites 25 maj 2019 lulzim basha thirrje për protestë protesta e opozites 25 maj 2019

Sondazh

Poll

Politike 24 Maj 2019, 08:59

Zgjedhjet në ASH, PD: Nuk i njohim, janë farsë

Tiranë- Për zgjedhjet që po zhvillohen për kryetarin e Akademisë së Shkencave ku i vetmi kandidat është Skënder Gjinushi ka reaguar edhe Partia Demokratike.Edmo...