Politike

Prokuroria e Krimeve të Rënda mbyll hetimet e Dosjes 339, 12 persona merren të pandehur

24 Maj 2019, 11:23 Nga DOSJA
Prokuroria e Krimeve të Rënda mbyll hetimet e Dosjes 339, 12 persona

TIRANË- Prokuroria e Krimeve të Rënda ka mbyllur hetimet për dosjen 339.  Burime për Dosja.al bëjnë me dije se hetimet janë mbyllur dhe pritet që në ditët e ardhshme, dosja të dërgohet në gjykatë, bashkë me përfundimet.

Në këtë dosje, 12 persona janë marrë si të pandehur, ndërkohë që vijojnë hetimet për 339/1 ku hetohet shitblerja e votave.

Pak ditë më parë, kryetari i bashkisë Durrës, Vangjush Dako u mor në pyetje për 5 orë në prokurori si pjesë e kësaj dosjeje.

Çfarë është dosja “339”?

Prej kohësh Partia Demokratike akuzon kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako, se është i lidhur me bandën e Avdylajve. Akuzat e PD, lidhen me disa përgjime që kanë dalë në media, ku Dako komunikon me njërin nga anëtarët e bandës së Avdylajve, Altin Avdylaj.

Sipas PD, Dako bashkëpunoi me Avdylajt për të blerë votat në Durrës, por këto akuza janë hedhur poshtë nga kryebashkiaku, i cili ka thënë se komunikimet me Avdylajt kanë qenë në kuadër të fushatave elektorale dhe pa asnjë prapavijë kriminale.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike dosja 339 shit-blerja e votave vangjush dako dosja 339 shit-blerja e votave vangjush dako

Sondazh

Poll

Politike 24 Maj 2019, 08:59

Zgjedhjet në ASH, PD: Nuk i njohim, janë farsë

Tiranë- Për zgjedhjet që po zhvillohen për kryetarin e Akademisë së Shkencave ku i vetmi kandidat është Skënder Gjinushi ka reaguar edhe Partia Demokratike.Edmo...