Politike

Masakra e Peshkëpisë ku u vranë dy ushatarë shqiptarë, Vangjel Dule mbron me urgjencë Fredi Bejlerin: Montim, politikë pe

24 Maj 2019, 10:25 Nga DOSJA
Masakra e Peshkëpisë ku u vranë dy ushatarë shqiptarë,

TIRANË- Vangjel Dule, kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, ka dalë në një konferencë urgjente për mediat, për të sqaruar atë që sipas tij po ndodh me hetimet për Masakrën e Peshkëpisë.

Për ngjarjen, ku u vranë dy ushtarë shqiptarë, Dule thotë se procesi gjyqësor ka qenë i montuar, dhe se akuza për Bejlerin bëhet nga shkaku se ai është minoritar grek në Shqipëri.

Të jemi të qartë dhe po aq të qartë të kemi edhe kontekstin e zhvillimeve. Kemi një proces gjyqësor, të demaskuar si të sajuar, që kishte për qëllim të krijonte klime paniku në radhët e komunitetit etnik grek. Ata që i njohin situatat, janë të njohura politikat perverse për të krijuar çështje penale për sa më shumë anëtarë të minoritetit. Shqipëria e vitit 2019, s’duhet të ketë lidhje me Shqipërinë e vitit 1994. Gjyqi u demaskua si një proces gjyqësor me stereotipe për minoritetin grek.

Deklarata e plotë:

Ditët e fundit Prokuroria e Krimeve të Renda po thërret dhjetëra pjesëtarë të Minoritetit Etnik Grek në cilësinë e personave ndaj të cilëve zhvillohen hetime për veprën penale të parashikuar nga Neni 50 (vepra terroriste kundër përfaqësuesve të shtetit dhe të Partisë së Punës të Shqipërisë ose kundër personave të tjerë për shkak të veprimtarisë së tyre shtetërore ose shoqërore) dhe neni  13 i Kodit Penal (Ligji 5591 dt. 15.06.1977, ndryshuar me Ligjin nr. 6300 dt. 27,03.1981), lidhur me procedimin penal me nr. 26 të vitit 2019.

Përmbajtja, forma si edhe metodat e përdorura na sjellin të gjithëve ndërmend Dosjen famëkeqe ”Lotus” të frymëzimit Gazidede të vitit 1994, pogromin hetimor të qindra pjesëtarëve të Minoritetit Etnik Grek dhe Gjyqin-farsë  ndaj pesë liderëve të OMONOIAS.

Pavarësisht faktit se sajesa haluçinante “Lotus” ra në Parlament, në Gjykatë, në opinionin vendas dhe ndërkombëtar, askush nuk mund të neglizhojë traumat qe ajo la në radhët e Minoritetit Etnik Grek, në imazhin e vendit tonë në arenën ndërkombëtare dhe, natyrisht, në marrëdhëniet me partnerët perëndimorë. Nuk duhet harruar se u desh edhe përfshirja e Shtëpisë së Bardhë me të dërguar të posaçëm për zbardhjen e së vërtetës dhe normalizimin e situatës.

Riciklimi i kësaj çështjeje në shërbim të konsumit politik të ditës përmban elemente qe dëshmojnë se ka individë dhe grupime, në politikë dhe, fatkeqësisht edhe në drejtësi qe synojnë të mbajnë të gjalla stereotipe dhe paragjykime – reminishenca të regjimit totalitar  ndaj anëtarëve të Minoritetit Etnik Grek, të krijojnë klimë represioni dhe pasigurie në radhët e tyre, të kultivojnë artificialisht frymë kundërvënieje etnike, duke cenuar bashkëjetesën harmonike.

Apeli ynë është në krahë krejt të kundërt: të ridimensionohen politikat e garantimit të respektimit të të drejtave të Minoritetit Etnik Grek, qeveria të plotësojë kuadrin ligjor implementues për të cilin është angazhuar në Bashkimin Evropian dhe në Këshillin e Evropës, por qe pa asnjë arsye po e vonon prej më shumë se një viti, rritjen e përpjekjeve sistematike për krijimin e një opinioni publik evropian në lidhje me respektimin e të drejtave të minoriteteve.

Në mënyrë të veçantë i drejtohemi Drejtësisë qe te mos behet pjese e lojërave politike dhe të jetë institucionalisht më e vëmendshme ndaj gjuhës dhe akteve të urrejtjes etnike të manifestuara nga individë të veçantë deri edhe në grupime politike dhe media, ndaj të cilave deri tani ka demonstruar një tolerancë të papranueshme. 

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike fredi bejleri rihapet masakra e peshkepise vangjel dule fredi bejleri rihapet masakra e peshkepise vangjel dule

Sondazh

Poll

Politike 24 Maj 2019, 08:59

Zgjedhjet në ASH, PD: Nuk i njohim, janë farsë

Tiranë- Për zgjedhjet që po zhvillohen për kryetarin e Akademisë së Shkencave ku i vetmi kandidat është Skënder Gjinushi ka reaguar edhe Partia Demokratike.Edmo...