Politike

A janë me standarde zgjedhjet pa opozitën? OSBE-OHDIR : Do e shikojmë të gjithë procesin

24 Maj 2019, 10:24 Nga DOSJA
A janë me standarde zgjedhjet pa opozitën? OSBE-OHDIR : Do e

TIRANË- Delegacioni i OSBE-OHDIR që ka ardhur në Tiranë ka mbajtur sot një konferencë për shtyp ku ka shpjeguar të gjithë procesin që ata do të ndjekin deri ditën e zgjedhjeve. Kryetarja e këtij delegacioni, ambasadorja Audrey Glover, u shpreh se ata kanë ardhur në Shqipëri për të vëzhguar dhe për të raportuar për problematikat që ata mund të gjejnë.

Më tej treguan se ata tani janë 10 ekpsert që do të vëzhgojnë, por kapaciteti i tyre do të rritet dhe do të kenë një raport përfundimtar 8 javë pas zgjedhjeve. “Për ditën e zgjedhjeve me në do të jetë dhe një delegacion nga kongresi i Këshillit të Evropës. Ne kemi ardhur këtu pa ndonjë ide të paravendosur. Ne do të lemë gjithmonë faktet që të ta flasin”, shtoi më tej kryetarja Glover.

Për mungesën e opozitës në zgjedhje OSBE tha se ata nuk mund të flasin paraprakisht pasi do të presin të gjithë procesin dhe në fund do të dalin me raportin e tyre.

PJESË NGA DEKLARATA

Ne do të vëzhgojmë procesin zgjedhor pa ndërhyrë në asnjë mënyrë dhe raportojmë për ato që ne shikojmë. Ne i vëzhgojmë zgjedhjet, para procesit, gjatë procesit dhe pas ditës së zgjedhjeve. Zgjedhjet nuk janë një ditë. Ajo që vjen para dhe pas ditës së zgjedhjeve është shumë e rëndësishme. Kemi 14 zgjedhje që ne po i vëzhgojmë dhe kemi pasur bashkëpunim të mirë të gjithë aktorët.

Anëtarët e misionit të OSBE-OHDIR në Tiranë janë 10 dhe janë ekspert ligjor, ekspert për zgjedhjet dhe analistë politikë. Së shpejti do të kemi dhe 18 vëzhgues në Tiranë dhe do të shikojnë procesin në të gjithë vendin. Para zgjedhejve shpresojmë që të kemi dhe 250 vëzhgues afatshkurtër.

Për ditën e zgjedhjeve me në do të jetë dhe një delegacion nga kongresi i Këshillit të Evropës. Ne kemi ardhur këtu pa ndonjë ide të paravendosur. Ne do të lemë gjithmonë faktet që të ta flasin.

Do të shohim median, financimin e fushtatës zgjedhore si dhe aknesat dhe zgjidhjen e tyre. Raporti përfundimtar do të publikohet rreth 8 jave pas ditës së zgjedhjeve që do të ketë dhe rekomandime.

Është e rëndësishme që të kuptohet se ne jemi ketu që të vëzhgojmë dhe të raportojmë, mos të ndërhyjmë pasi nuk jemi politikanë, por ekspert të zgjedhjeve. Nuk na interson rezultati i zgjedhjeve, por procesi.

Keni qenë në ndonjë vend ku opozita nuk ka marrë pjesë në zgjedhje, janë certifikuar këto zgjedhje?

Në fakt nuk më ka ndodhur ndonjë herë që të vëzhgojë ndonjë vend kur opozita nuk do marrë pjesë në zgjedhje.

Nëse zgjedhjet do të jenë pa opozitën, si do jetë raporti juaj?

Atë që bëjmë gjithmonë, do të raportojmë do të reflektojmë, do kemi një ditë pas zgjedhjeve raportin tonë të parë.

KQZ nuk lejoi partitë opozitare që të kishin komisioner, partia në pushtet doctë numëroj vet a janë këto zgjedhje me standarde?

Ne do të vëzhgojmë të gjithë procesin zgjedhor, do të shikojmë me kujdes gjithçka që ndodh dhe jemi ende herët për të vlerësuar për atë që ndodh.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike audrey glover osbe ohdir vezhguesit e zgjedhjeve zgjedhjet lokale 30 qershor 2019 audrey glover osbe ohdir vezhguesit e zgjedhjeve zgjedhjet lokale 30 qershor 2019

Sondazh

Poll

Politike 24 Maj 2019, 08:59

Zgjedhjet në ASH, PD: Nuk i njohim, janë farsë

Tiranë- Për zgjedhjet që po zhvillohen për kryetarin e Akademisë së Shkencave ku i vetmi kandidat është Skënder Gjinushi ka reaguar edhe Partia Demokratike.Edmo...