Politike

Zgjedhjet në Akademinë e Shkencave, PD: Nuk i njohim, janë farsë

24 Maj 2019, 08:46 Nga DOSJA
Zgjedhjet në Akademinë e Shkencave, PD: Nuk i njohim, janë

Tiranë- Për zgjedhjet që po zhvillohen për kryetarin e Akademisë së Shkencave ku i vetmi kandidat është Skënder Gjinushi ka reaguar edhe Partia Demokratike. Edmond Spaho nga selia e PD-së është shprehur se nuk njohin zgjedhjet pasi janë farsë.

“PD shpreh angazhim publik ndaj rrethit akademik, intelektualëve që do angazhohet për të hetuar çdo abuzim në Akademinë e Shkencave. Do angazhohet për refuzim në bllok të procesit fals. Do angazhohet për të zhbërë ilegjitimitetin.
Do të angazhohet sapo të ketë përgjegjësinë qeverisëse që të nisë një proces të vërtetë reformimi të Akademisë së Shkencave duke mos njohur projektligjin aktual. Është hartuar pa profesionalizëm kundër frymës evropiane e perëndimore. Manipulimi kriminal i zgjedhjeve në Akademinë e Shkencave është simbol i emergjencës me të cilën përballet vendi ynë “PD nuk pranon farsën që po zhvillohet në akademinë e shkencave. Janë zgjedhje farsë. ”, deklaroi Spaho.

I vetmi kandidat për pozicionin e kryetarit të Akademisë së Shkencave, është Akademiku Skënder Gjinushi, për nënkryetar kandidon akademiku Vasil Tole, për pozicionin e Sekretarit Shkencor kandidon Salvator Bushati dhe për pozicionin e kryetarit të Seksionit të Shkencave të Natyrës, akademik Neki Frashëri. (lexo këtu)

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edmond spaho pd zgjedhjet janë farsë zgjedhjet ne akademine e shkencave edmond spaho pd zgjedhjet janë farsë zgjedhjet ne akademine e shkencave

Sondazh

Poll