Politike

Letra III për Bashës, Paloka-Ramës: Të janë dashur ca viza për ta shkruar, kujdes se s’do kapësh 30 qershorin

24 Maj 2019, 08:40 Nga DOSJA
Letra III për Bashës, Paloka-Ramës: Të janë dashur ca

TIRANË- Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, i është përgjigjur letrës së tretë të Ramës për Bashën.

Në një reagim në Facebook, Paloka shkruan se Ramës i janë dashur të paktën tre viza për ta shkruar atë letër dhe thumbon Mustafa Nanon, i cili u shpreh se e bëjnë Kryeministrin efiçent.

Në fund ish-deputeti i PD, shkruan se Rama duhet të ketë kujdes, pasi me vizat që pi nuk do arrij që të kap 30 qershorin.

POSTIMI I PLOTË

E paske bere dhe nje leter te trete… Kam pershtypjen qe te jane dashur te pakten tre viza (nga ato qe Muci thote se te kthejne nga deficent ne eficent) per ta bere kete leter te trete. Ata qe te njohin mire e dijne qe ty vizat nuk te bejne me pak deficent , por ama te sherbejne per dicka…te sherbejne per te nxjerre nga barku ate lepurin e madh qe ke brenda…E dijne te gjithe ata qe mban rrotull se as ne seance parlamentare nuk guxoje te hyje pa i futur ca viza e ca gota me pare.

Ata qe ke prane tregojne edhe per netet pa gjume qe kalon…E tille paska qene dhe nata e mbremshme. Por ti je shfaqur si trim i cartur ne letren e trete ; ke kercenuar se asgje nuk te ben ta leshosh karrigen.

Kujdes! Me kete ritem , duke shtuar vizat cdo dite , nuk do e kapesh 30 qershorin se do kesh shkuar per pambuk, do kalosh ne overdoze. Po ne se ja mberrin asaj dite, te pakten mbaje fjalen nje here…Ke shkruajtur qe je ne pritje…atehere na prit, mos ja mbath sic e ke zakon.

Kujtojmë se Rama i ka dërguar tre letra Bashës. Kreu i qeverisë prej së mërkurën kërkon një dialog me Bashën, që sipas tij të jetë pa kushte dhe të ketë një zgjidhje për krizën politike. Ndërkohë që nga ana tjetër, Basha në disa dalje publike ka refuzuar uljen në tryezë me Ramën dhe shton se ai mund do të bisedojë vetëm me qytetarët. Kreu i opozitës iu përgjigj dhe me një letër të hapur dje, ku u shpreh qartë se nuk do të ketë dialog. Ndërkohë që në lojë janë futur dhe ndërkombëtarët, të cilët kërkuan që data e zgjedhjeve të shtyhej dhe opozita të merrte pjesë në to.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike dialogu qeveri-opozite edi paloka edi rama kriza politike lulzim basha zgjedhjet lokale 30 qershor 2019 dialogu qeveri-opozite edi paloka edi rama kriza politike lulzim basha zgjedhjet lokale 30 qershor 2019

Sondazh

Poll