Politike

Lubonja: Rama nuk do dialog, kërkon të eliminojë opozitën. Ja arsyeja

23 Maj 2019, 21:03 Nga DOSJA
Lubonja: Rama nuk do dialog, kërkon të eliminojë opozitën.

Analisti Fatos Lubonja, ka thënë në emisionin “Të Paekspozuarit”, se kryeministri Rama, pavarësisht letrave që i shkruan opozitës, nuk kërkon dialog por synon eleminimin e opozitës.

“Fjalimi programatik i Edi Ramës, kur fliste përpara kandidatëve për kryetarë bashkie nga PS-ja, ku kishte një gjuhë të atillë ndaj opozitës, bile edhe ndaj nesh, që ishte një paralajmërim që në 30 Qershor, do pastrohet gjëja e keqe e këtij vendi. Ishte një gjuhë, ku pjesa, pra partia, synonte dhe premtonte që do të bëhej e tëra dhe Shqipëria do të clirohej nga pjesa e keqe, e sëmurë.

Kur mendon kështu, dialogu është i pamundur, ky është projekt për eleminim.

Kjo ka vetëm një kuptim, nuk e ke dialogun si kulturë. Dialogu ka një premisë themelore, që ne jemi të barabartë. Dialogojmë si palë të barabarta në dinjitet, në pushtet, në inteligjencë. Nëse nuk më konsideron kështu nuk ka dialog, por një gjë fallco që përdoret për ndërkombëtarët.

Mendoj se është kjo e dyta. Nuk ka qëllim dialogu, por të justifikojë tek ndërkombëtarët.

Mendimi më themelor, përse nuk bëjëm dialog, është akoma më i thellë, ka të bëjë me sistemin lart poshtë, ku një oligarki ka përballë njerëz që ai i konsideron dele, popullin”.

Marrë nga TPZ

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama fatos lubonja kriza politike opozita edi rama fatos lubonja kriza politike opozita

Sondazh

Poll