Politike

21 janari/ Flet Sali Berisha: Nuk lëvizja unë nga zyra, Garda s’mori asnjë urdhër për të qëlluar

23 Maj 2019, 19:44 Nga DOSJA
21 janari/ Flet Sali Berisha: Nuk lëvizja unë nga zyra, Garda

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar deklaratat e tij për 21 janarin, ku para Kryeministrisë u vranë katër protestues të opozitës.

Berisha i ka qëndruar versionit të tij, se kryeministri Edi Rama, asokohe kryetar i opozitës kishte organizuar ndaj tij grusht shteti.

Biseda në studio:

Unë nuk e imagjinoja kurrë se mund të largohesha nga zyra. Do rrija aty unë. Unë isha i detyruar të rrija. Lexo mikun e tij se çfarë shkruan se si iu bënë bulëzat me djersë. Sepse ai erdhi me letër në xhep të mbante fjalim në ballkonin e zyrës time. Kanë bërë çdo gjë por në zyrën time nuk futeshin dot.

Si do të reagonit për këto pamje me molotov?

Këto pamje do të më gjenin mua në zyrë. Nuk lëvizja unë nga zyra. Policia nuk ka përdorur asnjë lloj arme.

E përdori Garda armën.

Garda e përdor në të gjithë botën. Ka një ligj, që ia kanë bërë socialistët. Jo unë! Nuk kishte asnjë urdhër për Gardën. Garda ka ligjin. Ai mori një paralajmërim sepse tha se do t’i djegësh së nesërmen. Rama donte të vinte dhe të merrte pushtetin. Ai kishte organizuar një grusht shteti.

Ka një diskutim që në datën 25 maj në vend të 1500 policëve do të vendosen vetëm 4 apo 5. I dilni për zot vullnetit të demostruesve?

E kanë armiqësinë me Edi Ramën. I bindur të jesh t’i se nuk ka prind që në një moment të caktuar që të të mos të kthehet me çtë ketë në dorë. Unë nuk jap garanci për ta. Po ata që i vuri kryqin fëmijëve? Janë ata, kategoria që janë të gatshëm ta shqyejnë Edi Ramën.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike 21 janari dhuna ne protestat e opozites edi rama sali berisha 21 janari dhuna ne protestat e opozites edi rama sali berisha

Sondazh

Poll