Politike

Meta shtron iftar për besimtarët, thirrje politikës: Lëreni krenarinë në këtë muaj

23 Maj 2019, 19:17 Nga DOSJA
Meta shtron iftar për besimtarët, thirrje politikës: Lëreni

TIRANË- Presidenti i Republikës Ilir Meta, ka shtruar mbrëmjen e sotme një iftar për besmintarët muslimanë, ndërsa ka bëri thirrje për përhapje të vlerave njerëzore.

Meta gjatë fjalës së tij në iftar, i bëri thirrje politikës që të jetë reflektuese sepse në këtë muaj nuk ka vend për krenari, ndërsa shton se njeriu më i mirë është ai që është më i dobishëm për të tjerët.

Sipas tij, aleanca dhe harmonia janë instrumenti me të cilin ne përballemi me rrezikun e kohëve moderne.

“Muaji i Ramazanit është një mundësi për të shpalosur dashurinë për atdheut. Për Zot dhe për flamur shqiptarët u rreshtuan krah njëri-tjetrit. Muaji i Ramazanit fton besimtarët të tregojnë vlera njerëzore në veçanti për të varfrit dhe të gjithë ata që kanë më shumë nevojë. Besimi tek zoti na jep një forcë për t’iu përkushtuar atdhedashurisë. Shqipëria është e njohur për shembullin e harmonisë fetare. Aleanca dhe harmonia janë instrumenti me të cilin ne përballemi me rrezikun e kohëve moderne. Ky atribut duhet të manifestohet në radhë të parë në politikë. Në këtë muaj të shenjtë nuk ka vend për krenari. Edhe politika duhet të jete me reflektuese dhe me shumë besim. Besimi dhe aktet e mira duhet të jenë parësore. Njeriu më i mirë është ai që është më i dobishëm për të tjetër. Shpresoj që bajrami të na gjejë me begati, të dalim në rrugën e duhur. Ju angazhoj për përpjekjet e mia për të ardhmen e bashkuar të vendit tonë”, deklaroi Meta.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike dekreti i presidentit ilir meta meta iftar për besimtarët meta thirrje politikës dekreti i presidentit ilir meta meta iftar për besimtarët meta thirrje politikës

Sondazh

Poll