Politike

Apeli i CDU/CSU, Basha: Mirëpres angazhimin e Gjermanisë për zgjidhjen e kësaj krize

23 Maj 2019, 18:29 Nga DOSJA
Apeli i CDU/CSU, Basha: Mirëpres angazhimin e Gjermanisë për

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha i është përgjigjur apelit të CDU/CSU për zgjidhjen e ngërçit politik në vend. (Lexo këtu)

Me anë të një reagimi në Facebook, Basha ka shprehur mirënjohjen e tij sa i përket shqetësimit të Gjemanisë lidhur me situatën në vend, duke pranuar edhe angazhimin e tyre. 

“Në emër të PD dhe të Opozitës së Bashkuar konfirmoj gatishmërinë tonë për zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe mirëpres angazhimin e Gjermanisë mike për zgjidhjen e kësaj krize dhe hapjen e rrugës europiane të Shqipërisë,”-shkruan Basha. 

Apelit të CDU/CSU-së, i është përgjigjur edhe kryeministri Edi Rama, i cili është shprehur i hapur për dialog pa kushte, por pa shprehur të njëjtën gjë për shtyrjen e zgjedhjeve.

Postimi i plotë:

Mirënjohje Gjermanisë mike dhe mbështetëse të Shqipërisë, për vëmendjen dhe shqetësimin ndaj problemeve që kanë penguar integrimin europian, si mungesa e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, lidhjet e politikës me krimin, mungesa e luftës ndaj krimit dhe korrupsionit.

Ditën e djeshme, kryeministri Edi Rama i drejtoi një letër të hapur kryetarit të PD, Lulzim Basha. Rama ofronte në letrën e tij, dialog pa kushte duke lënë të hapur për herë të parë mundësinë për të shtyrë datën e zgjedhjeve. Kryedemokrati Basha i kthyeu përgjigje negative nga Durrësi duke u shprehur se nuk do të bëjë asnjë hap pas. Edhe sot, Rama i ka dërguar një tjetër letër publike kryetarit të PD. Sot Rama thotë se nuk ka asnjë lëkundje nga data e zgjedhjeve, ndërsa sërish apelon për dialog. Përgjigjia e Bashës ishte e prerë. Kryedemokrati tha se nuk do të dialogonte me Ramën, por vetëm me popullin.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike cdu-csu kriza politike lulzim basha cdu-csu kriza politike lulzim basha

Sondazh

Poll