Politike

Kryemadhi paralajmëron anëtarët e KQZ: Kukulla qesharake, do mbani përgjegjësi

23 Maj 2019, 17:52 Nga DOSJA
Kryemadhi paralajmëron anëtarët e KQZ: Kukulla qesharake, do

TIRANË- Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, pas mospranimit nga KQZ të komisionerëve të KZAZ-ve nga PD dhe LSI, ka hedhur akuza ndaj 4 anëtarëve të KQZ-së, duke i quajtur si kukulla qesharake. Ajo në një takim me strukturat e LSI-së në Njësinë 8 në kryeqytet, paralajmëroi se këta anëtarë do të mbajnë përgjegjësi ligjore.

“Kemi një KQZ ilegjitime me 4 kukulla qesharake. Do mbajnë përgjegjësi ligjore dhe penale për shkeljen e Kodit Zgjedhor. J’ua them këtë me bindjen më të plotë. Në Shqipëri portokallja është e vogël, ndaj duhet të kenë diçka parasysh, përgjejësia do jetë përsonale si për Ramën ashtu edhe për anëtarët e KQZ që cënojnë Kodin Zgjedhor”,- tha Kryemadhi.

Sipas saj, më 30 qershor nuk do të ketë zgjedhje, pasi do të shtyhen siç u bë në rastin e Kavajës.

“Jo vetëm që zgjedhje s’ka për të pasur, se do ta bëjë si në Kavajë ku i shtyu zgjedhejt. Imagjinoni që tani është vetëm fare se atëherë kishte dhe LSI në krahë. Ka filluar çdo 20 orë dërgon letra hajde pajtohemi, tregon se është në gjendjen e tij më të keqe psiokologjike se politike po se po”,- vijoi ajo, ndërsa shtoi se, “Një grup i vogël personash ka kapur shtetin. Janë me qindra e mijëra shqiptarë që kanë ikur. Protesta e radhës më datë 25 maj do të jetë më e madhja. Është krijuar pabarazi. Të gjitha fenomenet sociale kanë një person përgjegjës dhe ai është Edi Rama”.

Në vijim ajo hodhi një lum akuzash ndaj kryeministrit dhe qeverisë së tij, ku tha se janë mbi 2 miliardë euro që Shqipëria po i humbet në gjyqet ndërkombëtare.

“Kryeministri mbylli një televizion, do vetëm ata media që e duan atë. Ne sot duhet të paguajmë 140 milionë euro. Kush mban përgjegjësi, kush i paguan këto 140 milionë euro. Këto janë gjoba që ka lënë Edi Rama. Vodhi 600 milionë euro me CEZ me vëllanë e tij dhe Gjiknurin , ndërsa sot po vjedh 140 milionë euro. Janë mbi 2 miliardë euro që qeveria shqiptare po i humbet në gjyqe ndërkombëtare. Me këta para ishin bërë spitale, me këto para ishin paguar ilaçet e pensionistëve. Rama ka prodhuar situatën e sotme skandaloze. Rama grabit paratë e shqiptarëve duke paguar për rrugë shumë nga se vlen realisht një rrugë”, – deklaroi numri një i LSI-së.

(B.B & A.S/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike komisionerët e pd e lsi në kzaz kryemadhi paralajmëron anëtarët e kqz monika kryemadhi komisionerët e pd e lsi në kzaz kryemadhi paralajmëron anëtarët e kqz monika kryemadhi

Sondazh

Poll