Politike

Apeli i CDU/CSU, Rama: Dakord për dialogun pa kushte. Basha: Mirëpres angazhimin e Gjermanisë për zgjidhje

23 Maj 2019, 17:11 Nga DOSJA
Apeli i CDU/CSU, Rama: Dakord për dialogun pa kushte. Basha: Mirëpres

TIRANË– Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur apelit të CDU/CSU për dialog mes qeverisë e opozitës dhe për shtyrjen e ditës së zgjedhjeve lokale. (Lexo këtu)

Me anë të një statusi në Twitter, Rama shkruan se është krejtësisht dakord për të dialoguar pa kushte, ndërsa nuk shprehet njësoj për shtyrjen e ditës së zgjedhjeve.

U jam shumë falenderues miqve të Shqipërisë dhe partnerëve politikë të LB&PD në CDU/CSU, për vëmendjen e tyre ndaj situatës politike! Krejt dakord me gjithçka kanë shprehur publikisht dhe për nevojën e dialogut pa kushte. Koha nuk pret sepse 30 qershori s’është në dorën tonë!,”-shkruan Rama në Twitter.

Apelit të CDU/CSU i është përgjigjur edhe kryedemokrati Lulzim Basha, i cili ka konfirmuar gatishmërinë për zgjedhje të lira dhe të ndershme. 

“Mirënjohje Gjermanisë mike dhe mbështetëse të Shqipërisë, për vëmendjen dhe shqetësimin ndaj problemeve që kanë penguar integrimin europian, si mungesa e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, lidhjet e politikës me krimin, mungesa e luftës ndaj krimit dhe korrupsionit. Në emër të PD dhe të Opozitës së Bashkuar konfirmoj gatishmërinë tonë për zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe mirëpres angazhimin e Gjermanisë mike për zgjidhjen e kësaj krize dhe hapjen e rrugës europiane të Shqipërisë,”-shkruan Basha në Facebook. 

Ditën e djeshme, kryeministri Edi Rama i drejtoi një letër të hapur kryetarit të PD, Lulzim Basha. Rama ofronte në letrën e tij, dialog pa kushte duke lënë të hapur për herë të parë mundësinë për të shtyrë datën e zgjedhjeve. Kryedemokrati Basha i kthyeu përgjigje negative nga Durrësi duke u shprehur se nuk do të bëjë asnjë hap pas. Edhe sot, Rama i ka dërguar një tjetër letër publike kryetarit të PD. Sot Rama thotë se nuk ka asnjë lëkundje nga data e zgjedhjeve, ndërsa sërish apelon për dialog. Përgjigjia e Bashës ishte e prerë. Kryedemokrati tha se nuk do të dialogonte me Ramën, por vetëm me popullin.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike cdu-csu dialogu opozite-maxhorance edi rama lulzim basha cdu-csu dialogu opozite-maxhorance edi rama lulzim basha

Sondazh

Poll