Politike

Basha pranon të dialogojë, por me një kusht… Largimin e Ramës

23 Maj 2019, 16:53 Nga DOSJA
Basha pranon të dialogojë, por me një kusht… Largimin e

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, e quajti në Vorë si kusht të panegociueshëm për të nisur dialogun politik, largimin e kryeministrit Edi Rama. 

Sipas tij, Rama për hir të pushtetit të tij, kërkon të asgjesojë demokracinë, nëpërmjet zgjedhjeve të 30 qershorit pa opozitën. Basha tha se një gjë e tillë nuk do të lejohet në asnjë mënyrë.

“Edi Rama, për hir të pushtetit të tij po kërkon të asgjësojë demokracinë me atë që ka planifikuar më 30 qershor. Ne jemi këtu të vendosur dhe me një mesazh: nuk do të lejojmë më zgjedhje me krimin, nuk do të ketë më zgjedhje me hajdutët, vetëm zgjedhje të lira e të ndershme, pa Edi Ramën kryeministër, me qeveri tranzitore, e cila do të garantojë që në zgjedhjet parlamentare të parakohshme dhe në zgjedhjet vendore, deputetët që do të dalin nga këto zgjedhje, kryebashkiakët që do të dalin nga këto zgjedhje tëmos jenë peng i trafikantëve, të mos jenë peng i oligarkëve, i kriminelëve,por të jenë peng i qytetarëve të Vorës, i qytetarëve të të gjithë Shqipërisë”, – tha Basha.

Sipas Bashës, Dalja nga kriza bëhet nëpërmjet dialogut kombëtar. 

“Na duhet dhe do të kemi një dialog kombëtar me gjithë shqiptarët, për të vendosur sëbashku, jo thjeshtë largimin e Edi Ramës, sepse largimi i Edi Ramës është parakusht i panegociushëm për hapjen e dialogut politik. Por përmes një dialogu gjithëpërfshirës kombëtar, që ju të keni mundësi përmes votës tuaj të vendosni për një sistem elektoral që ju përfaqëson ju”, – theksoi kryedemokrati.

B.B & A.S/ dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama largimi i ramës kusht për dialog lulzim basha edi rama largimi i ramës kusht për dialog lulzim basha

Sondazh

Poll