Politike

“Referendume kombëtare e lokale për çdo çështje”, Basha prezanton platformën: Të shtunën uragani i shpresës

23 Maj 2019, 16:43 Nga DOSJA
“Referendume kombëtare e lokale për çdo

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, njëherë lideri i opozitës shqiptare, Lulzim Basha, ka zhvilluar një takim në Vorë, ku teksa u bëri thirrje qytetarëve për të marrë pjesë në protestën e së shtunës, prezantoi edhe programin e opozitës. 

Ai tha se do të ketë një dialog kombëtar me qytetarët, për të vendosur jo për t’u futur në zgjedhje me Edi Ramën, por për të vendosur sistemin zgjedhor që ata duan. Sipas Bashës, opozita nuk ka kërkuar e as nuk do të kërkojë pushtet në tavolinë. 

“Na duhet dhe do të kemi një dialog kombëtar, me të gjithë ju, për të vendosur jo largimin e Edi Ramës, pasi ky është parakusht, por që përmes zërit dhe votës tuaj, të vendosni për sistemin maxhoritar, një senat apo edhe një president mbi partitë, përse jo të zgjedhur nga populli. Referendume kombëtare dhe lokale për çdo çështje”– tha ndër të tjera Basha, ku shtoi: “Të shtunën të gjithë bashkë, për të ndalur dorëzimin e demokracisë, me të gjitha mjetet demokratike”

(B.B & A.S/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike dialog me qytetarët edi rama lulzim basha referendume kombëtare dialog me qytetarët edi rama lulzim basha referendume kombëtare

Sondazh

Poll