Politike

77 vota pro dhe 12 kundër, miratohet projektligji për trajtimin financiar të minatorëve e naftëtarëve

23 Maj 2019, 15:04 Nga DOSJA
77 vota pro dhe 12 kundër, miratohet projektligji për trajtimin

TIRANË– Kuvendi ka miratuar ditën e sotme, projektligjin për trajtimin financiar të naftëtarëve dhe minatorëve.

Projektligji u miratua sot me 77 vota pro, 12 vota kundër dhe 9 vota abstenim.

Sipas projektligjit, tre kategoritë e profesioneve më të vështira, minatorëve nën tokë, punonjësit e industrisë së naftës dhe gazit dhe metalurgjisë do të marrin një trajtim suplementar shtesë.

Nga projektligji do të përfitojnë rreth 13300 minatorë; 7600 naftëtarë dhe 2500 metalurgë. 

Megjithatë ky projektligj nuk u prit mirë nga kategoria që do të përfitojë prej tij, të cilët kërkuan që t’u jepej statusi.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike miratohet ligji per minatoret seanca plenare 23 maj 2019 miratohet ligji per minatoret seanca plenare 23 maj 2019

Sondazh

Poll