Politike

Largohet drejtoresha e FSDKSH? Përplasja me Manastirliun për barnat e rimbursueshme ‘sakrifikojnë’ Adela Xhemalin

23 Maj 2019, 14:33 Nga DOSJA
Largohet drejtoresha e FSDKSH? Përplasja me Manastirliun për barnat e

TIRANË- Valë lëvizjesh në disa institucione. Pas dorëheqjes së drejtoreshës së Sigurisë Ushqimore, të njëjtën gjë mësohet se ka bërë edhe drejtoresha e FDSKSH.

Adela Xhemali, kryesuesja e Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, bëjnë me dije burime për Dosja.al, ka dhënë dorëheqjen nga posti i saj.

Dorëheqja e saj nuk është zyrtarizuar ende, por burimet sqarojnë se përplasjet me ministrinë e Shëndetësisë, kanë detyruar Xhemalin që të largohet.

Pikënisja e debatit ka qenë në muajin janar, kohë kur Xhemali mori edhe detyrën, pas largimit të Anila Denajt, e cila u emërua ministre e Financave.

Burimet sqarojnë se thelbi i përplasjes ka qenë lista e barnave të rimbursueshme.

Ende nuk dihet kush do të jetë pasuesja e Xhemalit, dhe a do të ketë një njoftim zyrtar për dorëheqjen e saj, apo largimi do të kryhet në heshtje, por zërat në korridoret e FSDKSH flasin për një klimë të tensionuar në këtë institucion.

Adela Xhemali, më herët ka qenë ish-Drejtoreshë e Përgjithshme e Menaxhimit të Borxhit Publik në Ministrinë e Financave dhe ish drejtoreshë e një drejtorie në kryeministri.

FSDKSH (më parë ISKSH) njihet si institucioni me ndërrimet më të shpeshta të drejtorëve të përgjithshëm. Në periudhën 2005-2013, Elvana Hana e drejtoi këtë institucion falë lidhjes familjare që kishte me ish kryeministrin Berisha, ndërsa nga 2013-2019 janë ndërruar 8 drejtorë të përgjithshëm, Astrit Beci, Milva Ikonomi, Vjollca Braho, Erion Manohasa, Alketa Hila, Eduard Ahmeti, Anila Denaj dhe së fundmi Adela Xhemali.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike adela xhemali barnat e rimbursueshme adela xhemali barnat e rimbursueshme

Sondazh

Poll