Politike

Dule thirrje Metës: Kuvendi ka rënë, presidenti të ndërmarrë nismën për ta shpërndarë

23 Maj 2019, 13:39 Nga DOSJA
Dule thirrje Metës: Kuvendi ka rënë, presidenti të

TIRANË– Kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule ka kërkuar nga presidenti Ilir Meta që të shpërndajë Kuvendin pasi nuk plotësohet numri prej 140 deputetësh.

Me anë të një postimi në Twitter, Dule shkruan se pas djegies së mandateve nga opozita, vendet vakante nuk plotësohen dot nga kandidatët e listave shumëemërore për të çuar në 140 numrin e deputetëve.

“Pavarësisht farsës së zëvëndësimit të opozitës, tani edhe me saktësi matematike nuk mund të plotësohet më kërkesa e nenit 64 të Kushtetutës për 140 deputetë. Kuvendi ka rënë. Në mungesë te Gjykatës Kushtetuese, arsyeja juridike kërkon nismën e Presidentit për shpërndarjen e tij,”-shkruan Dule në Twitter.

Ditën e sotme në Kuvendin e Shqipërisë u betuan dy deputetë të rinj, Ervis Meço nga radhët e PD-së dhe Artemisa Malo e PS-së, e cila zëvëndëson Flamur Golemin. Me dy betimet e sotme, Kuvendi arrin në 122 deputetë, 18 të zgjedhur të popullit më pak nga se është e shkuar në Kushtetutën e Shqipërisë. 

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike djegia e madateve të opozitës ilir meta opozita e re vangjel dule djegia e madateve të opozitës ilir meta opozita e re vangjel dule

Sondazh

Poll