Politike

Lefter Maliqi befason të gjithë: Jam gati të djeg mandatin për interesat e vendit vetëm ndryshoni sistemin elektoral

23 Maj 2019, 12:18 Nga DOSJA
Lefter Maliqi befason të gjithë: Jam gati të djeg mandatin

TIRANË- Deputeti i dalë nga listat e Partisë Demokratike, Lefter Maliqi ka befasuar të gjithë sot me deklaratën e tij se mund të heqë dorë nga mandati nëse ndryshohet sistemi zgjedhor. Maliqi në një postim në Facebook, shprehet se deputeti duhet të zgjidhet nga populli ndërsa tani Parlamenti është kthyer në estradë.

Ai më tej shton se marrëveshja e 2008-ës ka qenë një turp dhe ka mbushur parlamentin me deputet pa nivel dhe të korrupruar.

POSTIMI I PLOTË

Jam gati te djeg mandatin per interesat e vendit vetem ndryshoni sistemin elektoral. Deputeti te zgjidhet nga populli.Keqardhje e kanë kthyer parlamentin në Estradë.Turp marrveshja e 2008 -ës midis PS dhe PD me këtë sistem elektoral te turpshem te mbyllur sipas Kryetareve ,që tregoj e tregon me se miri se listat dhe Parlamenti jane mbushur e mbushen me deputet pa nivel,me diploma private te blera apo fllco,me kriminel,biznesmen qe kanë perfituar nga kjo politikë e korruptuar etj.Eshte zhvlersuar figura e Deputetit.Deputet qe i sherbejne Kryetareve dhe Oligarkeve,i sherbejne bizneseve te tyre e krimit dhe jo popullit.Ky sistem mbolli kete situate e krize politike,ekonomike dhe te pasigurise.Vetem sistemi mazhoritar me 100 Deputet dhe 100 zona i sherben demokracise,vendit,votuesve dhe te ardhmes Europiane.Cdo vonese çon ne degradim te parlamentarizmit,situates ekonomike,politike dhe con ne emigrim masiv dhe konflikte mes palëve siç kanë ndodhur dhe po ndodhin.Ndryshoni Kodin dhe sistemin zgjedhor sa nuk eshte vonë,boll keni parë interesat tuaja. Deputeti zgjidhet nga populli dhe i sherben atij.

Kujotjmë se Maliqi është deputeti i opozitës së re nga listat e Partisë Demokratike në qarkun e Beratit. Ai në disa dalje publike ësthë shprehur kundër Lulizm Bashës dhe Edi Ramës, dhe ka kërkuar ndryshimin e sistemit zgjedhor, ku kërkon votim me lista të hapura ose mazhoritar.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike djegia e mandateve lefter maliqi reforma zgjedhore djegia e mandateve lefter maliqi reforma zgjedhore

Sondazh

Poll