Politike

“Hajdut që mbushe mediat me të dhëna”, Kastriot Dervishi replikon me Spartak Brahon: Persekutor, fole me gjuhën e krimit

23 Maj 2019, 12:06 Nga DOSJA
“Hajdut që mbushe mediat me të dhëna”, Kastriot

TIRANË- Pas debatit të ashpër me Agron Tufën në Kuvend, Spartak Braho përmendi edhe ish-drejtorin e Arkivave në Ministrinë e Brendshme, Kastriot Dervishin, dhe Dashnor Kaloçin, dhe të dy i quajti hajdutë.

Por një reagim nuk ka munguar nga Dervishi, i cili e quan Brahon persekutor, dhe thotë se bashkë me Besnik Baren folën me gjuhën e krimit.

Reagimi i plotë:

Edhe sot ne parlamentin Shqiptar deputeti persekutor Braho ,dhe biri i ish drejtorit te burgjeve te diktatures ,deputeti socjalist Besnik Mit’hat Bare folen me gjuhen e krimit per mos zbulim te se vertetes duke sulmuar dy studjues Kastriot Dervishin dhe Dashnor Kalocin per arsye se kane folur shum

Po a mund te mbulohen krimet e djeshme ?
A mund te suportohet vlersimi i krimineleve ?
Si mund te quhet ringritja e kultit te diktatorit edhe ne shkolla ku ne nje ore mesimi eshte vlersuar si “burri me i madh i kombit ” ?
Te persekutuarit ,te burgosurit dhe te ekzekutuarit e diktatures therrasin 
Kjo eshte neodiktatur.

Ditën e sotme, Kuvendi është përfshirë nga debate të forta në seancën plenare të kësaj të enjteje  Shkak është bërë raportimi i Agron Tufës, që nxehu socialistët Braho e Bare.

Në debat u përfshihet edhe kryetari i Ballit Kombëtar, Adriatik Alimadhi, që i quajti komunistët “kriminel”.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike besnik bare kastriot dervishi sherri tufa braho spartak braho besnik bare kastriot dervishi sherri tufa braho spartak braho

Sondazh

Poll