Politike

Berisha i persekutuar? Balla: Mjaft me këtë histori, pushimet i bën në varkën e djalit të Enverit

23 Maj 2019, 11:47 Nga DOSJA
Berisha i persekutuar? Balla: Mjaft me këtë histori, pushimet i

TIRANË- Kreu i grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla gjatë debatit për raportin e Institutit Vjetor për Krimet e Komunizmit, deklaroi se PS-ja kurrë nuk bën politikë me komunizmin.

Në fjalën e tij ai ka ‘thumbuar’ edhe ish-kryeministrin Sali Berishën, duke i kujtuar pushimet me familjen e Enver Hoxhës.

LANÇ është moment historik i kombit tonë për shumë arsye, por ajo që pësoi më pas nuk ishte ideali i dëshmorëve që dhanë jetën për atdheun. Por cdo lloj balte që mund të hidhet mbi luftën nuk duhet toleruar. Ka pasur mjaft përpjekje për të relativizuar Skënderbeun, por nuk duhet ta lejojmë, po kështu duhet të jetë qasja edhe për LANC. Rezoluta le të jetë pikënisje për qasje ndryshe nga Instituti. PS-ja kurrë nuk bën politikë me komunizmin. Ka qenë njeri (Berisha) këtu që ndjeji 27 vite vetëm duke e sjellë vërdallë, por pa bërë asnjë gjë të vetme. Mjaft më me historinë që paska qenë Berisha i persekutuar, po si mund të jesh ashtu kur pushimet i bën në varkën e djalit të Enverit? Ne nuk paguajmë Institute që të merren me një periudhë që ligji nuk ua ka dhënë të drejtën ta bëjnë. Debati i sotëm i bëri nder Kuvendit. Gjërat duhet ti shohim me objektivitet” tha Balla.

Dekalarat e Ballës  është bërë sot në seancën plenare të ditës së sotme, ku Kuvendi u përfshi nga debate të forta. Raportimi i Agron Tufës, nxeh socialistët Braho e Bare. Në debat u përfshi edhe kryetari i Ballit Kombëtar, Adriatik Alimadhi.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike krimet e komunizmit sali berisha seanca plenare 23 maj 2019 taualnt balla krimet e komunizmit sali berisha seanca plenare 23 maj 2019 taualnt balla

Sondazh

Poll