Politike

Rudina Hajdari citon Azemin: Duhet reflektim nga të gjithë, po punoni kundër Shqipërisë

23 Maj 2019, 11:36 Nga DOSJA
Rudina Hajdari citon Azemin: Duhet reflektim nga të gjithë, po punoni

Depuetja e pavarur Rudina Hajdari, në fjalën e saj sot në Kuvend ka lexuar disa nga fjalët e thënë nga Azem Hajdari në vitin 1991. Ajo tha se  sot ne jemi po njësoj si në atë vit kur babai i saj kishte folur për Evropën dhe se çfarë duhej bërë për të shkuar në Evropë. Hajdari shtoi se liderët sot nuk duan integrimin, pasi po dëmtojnë Kuvendin dhe duan pushtet absolut.

PJESË NGA FJALA

Duhet të unifikohemi dhe t’i tregojmë Bashkimit Evropain që ne jemi për interest e vendit dhe jo për interesave vetjake. Këto fjalë mund të duken naive, mund të shkojnë në vesh të shurdhër. Do ju përmend disa fjalë që i kam dëgjuar, i kam lexuar, janë fjalë që janë thënë në seancën e 30 prillit në vitin 1991.

“Reflektimi nga të gjithë në këtë moment historik do ishte një dner dhe detyrë e të gjithë deputetëve. Do të ishte një nder dhe detyrë e çdo qytetari. Ne kemi bërë një kthesë hisotrike, pasi jemi ndarë nga e shkuara e hidhur dhe po shkojmë drejt Evropës. Dhe të shkosh drejt Evropës, duhet të kesh thellësi mendimi, i vendosur në rrugën që ke nisur, jo vetëm një pluralitet mendimi, por një unitem pluralist dhe një objetiv të qartë që të hyjmë në kombet e qytetaruara”, këto janë fjalët e Azem Hajdarit në 30 prill 1991.

Ku jemi ne sot, pse këta politikanë kanë arritur në këtë gjuhë, ata druhen nga shteti i së drejtës, druhen para drejtëisë, ata duan pushtetin absolut. Po ta shikoni të dyja krahët po dëmtojnë Kuvendin. Ne duhet t’u shprehim qytetarëve që nuk do të lejojmë askuën që të ecë mbrapa, ne duhet të ecim vetëm përpara. Prandaj mendoj se reforma në drejtësi duhet bërë me çdo kusht. Duhet që ta kapërcejmë këtë krizë një orë e më parë.

(A.B & A.S Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike azem hajdari celja e negociatave me be integrimi i shqiperise ne be rudina hajdari azem hajdari celja e negociatave me be integrimi i shqiperise ne be rudina hajdari

Sondazh

Poll