Politike

Letrat publike të Ramës, kryedemokrati bën lëvizjen e papritur, ja si do t’i përgjigjet me të njëjtën monedhë

23 Maj 2019, 11:28 Nga DOSJA
Letrat publike të Ramës, kryedemokrati bën lëvizjen e

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike do t’ja kthejë përgjigjen Kryeministrit Edi Rama me letër.

Në përfundim të mbledhjes që ka patur me aleatët, burime i thanë Dosja.al se Basha iu ka thënë se do t’ja kthejë përgjigjen Ramës me letër publike, duke shënuar kështu herën e parë që kryetari i PD, i kthen një përgjigjie Ramës me të njëjtën “monedhë”.

Nuk dihet ende ora dhe afati kur Basha do të kthejë përgjigjie, ndërsa Rama ka dërguar letrën e dytë brenda 24 orëve.

Në dy letra të njëpasnjëshme, kryeministri i ka kërkuar dialog pa kushte kryetarit të PD, duke lenë të hapur edhe mundësinë për të shtyrë datën e zgjedhjeve.

Në letrën e 23 majit, Rama shkruan se PD ka ende kohë të rikthehet në rrugën e arsyes, pasi fushata nis zyrtarisht më 31 maj.

(F.g/dosja.al0

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama letrat-rama basha lulzim basha edi rama letrat-rama basha lulzim basha

Sondazh

Poll