Politike

Deputeti i Bindjes, Andi Përmeti: Basha dhe Rama janë bashkë, po dëmtojnë zgjedhjet

23 Maj 2019, 11:12 Nga DOSJA
Deputeti i Bindjes, Andi Përmeti: Basha dhe Rama janë bashkë, po

Tiranë- Deputeti i Bindjes Demokratike Andi Përmeti gjatë fjalës së tij në Parlament është shprehur se mbështet punën e Agron Tufës në lidhje me çështjen sigurimsave të shtetit.

Në lidhje me situatën politike në vend ai u shpreh se Lulzim Basha dhe Edi Rama janë bashkë dhe se përpiqen të shkatërrojnë zgjedhjet. Sipas Përmetit Basha dhe Rama janë në një marrëveshje.

Si fillim dua të komplimentoj punën e Z. Tufa. Lufta ndaj komunizmit qenka e vështirë z. Tufa, edhe sot mbas 29 vitesh por unë ju garantoj mbështetjen tonë të plote për punën tuaj. Por pyetja qe mua me shqetëson dhe duhet te shqetësoj të gjithë është se perse 29 vite pas rënies së komunizmit ne akoma nuk kemi mbaruar proceset e hapjes se dosjeve, akoma sot e kësaj dite dëgjojmë njerëz që kanë qene në sigurimin famëkeq te komunizmit ndërsa sot janë ne pozicione shumë të rëndësishme shtetërore. Perse gjithë kjo neglizhencë për të kryer ato detyra që shtetet e tjera të lindjes i kryer vetëm për disa vite, ndërsa ne nuk i kryejmë dot as per 29 vite? Sepse te dyja palët janë bashke, janë në marrëveshje. Të dyja palët po përpiqen me të gjitha mënyrat të shkatërrojnë zgjedhjet sepse të dyja palët janë bashkë. Po po janë bashke, sipas marrëveshjesh së bërë në ditën e dashurisë se madhe, 17 maj 2017. Dita e dashurisë se madhe ndërmjet Ramës dhe Bashës. Një dashuri sadomazokisht ne kuptimin e plotë mjekësor-patologjik të fjalës, ku ai i arratisuri shijoi me kënaqësi dhimbjen e shkaktuar nga humbja që i shkaktoi demokrateve, ate humbje që vet ai i arratisuri ja dhuroi në tavolinë Ramës. Kush mendon që Rama fitoi gabon. Këtë keqqeverisje e keni dhuratë nga Basha. Ai që sot bërtet ne arrati ja dhuroi qeverisjen Ramës me marrëveshjen e 17 majit.  Ndërsa ky që është këtu shijoji dhimbjen qe i shkaktoi Bashës dhe demokrateve me marrjen e fitores i vetëm por në tavolinë. Një fitore që vetëm e keqpërdori për interesa thellësisht personale.

Ditën e sotme në Kuvend Tufa bëri publike të gjithë veprimtaritë e ISSK, ku shtoi se janë botuar disa libra dhe janë bërë dhjetra aktivitete për të njohur periudhën e kominizmit. Drejtori i Institutit të Studimeve të Krimeve të Komunizmit, hodhi akuza ndaj institucioneve të shtetit duke thënë se nuk denjojnë të kthejnë përgjigje për ish-oficerët e Sigurimit të Shtetit. (lexo këtu)

J.V/Dosja.al

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike andi përmeti zgjedhjet e 30 qershorit andi përmeti zgjedhjet e 30 qershorit

Sondazh

Poll