Politike

E përqeshi kur tha se ishte krenar, Alimadhi kapet me Majkon: Pse qesh, e ke nder që je biri i një komunisti? Turp!

23 Maj 2019, 10:24 Nga DOSJA
E përqeshi kur tha se ishte krenar, Alimadhi kapet me Majkon: Pse qesh, e

TIRANE- Seanca e sotme në parlament është përfshirë nga akuza të shumta dhe deklarata për punën e Institutit të Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit.

Adriatik Alimadhi, kryetar i Partisë Balli Kombëtar, u kap edhe me ministrin Pandeli Majko pasi ky i fundit qeshi, kur Alimadhi tha se kishte nder që ishte ballist.

Adriatik Alimadhi: Ballist jam, e kam për nder të jem ballist.

Majko qesh…

Alimadhi: Shiko si qesh Majko, e ka për nder Majko që ka qenë i biri i një komunisti.

Kur bëra pyetje, kisha parasysh a ka Instituti i Tufes, ide e mendime për ta vazhduar studimin në lidhje me luftën vëlla vrasëse që ka ndodhur mes shqiptarëve. Pse e përmendni Ballin, pse i përmendni zogistë, nga ‘44 e në vazhdim e thotë ligji, me këtë ligj ka rënë dakord PD dhe PS të trajtohen bijtë e komunistëve.

Mos e përmendni Ballin Kombëtar. Askush nga ju nuk e njeh ballin, kam 20 vjet në politikë, ka duruar shumë, kam folur shumë, kam një arkiv që e ka ruajtur ish PP, ka 1341 fletë asnjë krim nuk ka nga balli ndaj komunistëve, 6 mijë shqiptarë nacionalistë, që u janë trazuar zorrët nëpër bark, t’ju vijë turp, kur shkelet të drejtat e ballistëve nuk ka kuptim.

Ditën e sotme, Kuvendi është përfshirë nga debate të forta. Raportimi i Agron Tufës, nxehu socialistët Braho e Bare. Rudina Hajdari raportoi për vizitën në Holandë, ndërsa Balla zgjodhi t’i përgjigjej Metës nga foltorja. 2 deputetë u betuan, ndërsa minatorët u përplasën me policinë jashtë kuvendit, për projektligjin për dhënien e statusit.

(F.g & A.S/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike adriatik alimadhi pandeli majko seanca plenare 23 maj 2019 adriatik alimadhi pandeli majko seanca plenare 23 maj 2019

Sondazh

Poll