Politike

Kuvendi/ Kreu i Ballit Kombëtar shpërthen ndaj Brahos: O budalla! Nëse ne kemi ngrënë pula, ju keni ngrënë koka njerëzis

23 Maj 2019, 09:49 Nga DOSJA
Kuvendi/ Kreu i Ballit Kombëtar shpërthen ndaj Brahos: O budalla!

TIRANË– Deputeti i Ballit Kombëtar, Adriatik Alimadhi, ka shpërthyer kundër Spartak Brahos, duke e quajtur budalla dhe një njeri që nuk njeh historinë. Ai ka replikuar me drejtuesen e seancës duke i thënë se mund ta ndëshkonte sipas rregullores nëse kishte fyer ndokënd.

REPLIKAT

Alimadhi: Unë nuk jam mësuar që të kem këtë sjellje dhe jam pak i çuditshëm. Kjo historia jonë është shumë e çuditshme. Por të biem në nivelin e këtij budallai (Për Spartak Brahon) që nuk di asgjë, këtë nuk e bëj.

Hysi: Ju lutem, mos fyeni kolegët tuaj.

Alimadhi: Më ndëshkoni sipas rregullores. Ju (I drejtohet Brahos) thoni që ballsitët kanë ngrënë pula, po ju keni ngrënë koka njërëzit more, po ju keni vrarë 4 mijë shqiptarë more. Unë jam kryetar i Ballit Kombëtar, nuk pranoj asgjë që është bërë nga historia e tanishme. Më sillni një dokumente që ballsitët kanë bashkëpunuar me të huajtë, dhe kanë vrarë qoftë dhe një komunist unë jam dorëhejqën time nga  Kuvendi dhe të fillojnë procedurat e tjera ligjore.

Hysi: E mbaruar fjalën, t’ja lëmë historianëve ta bëjnë historinë.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike adriatik alimadhi seanca plenare 23 maj 2019 sherri per komunizmin vasilika hysi adriatik alimadhi seanca plenare 23 maj 2019 sherri per komunizmin vasilika hysi

Sondazh

Poll