Politike

“Mos e bëni ministrinë han për miletin”, Braho-Tufës: Hileqar, 2 hajdutë mbushin shtypin, e ktheve institutin në celul

23 Maj 2019, 09:42 Nga DOSJA
“Mos e bëni ministrinë han për miletin”,

TIRANE-Deputeti i Partisë Socialiste, Spartak Braho në fjalën e tij në Kuvend nuk i ka ndalur akuzat për Agron Tufën.

Braho i bëri thirrje Lleshajt të rezervojë informacionin për mediat dhe institutin, dhe i quajti Kastriot Dervishin dhe Dashnor Kaloçin “hajdutë”.

Më tej, ai e quajti Tufën një njeri hileqar dhe që e ka kthyer institutin në një celulë të Ballit Kombëtar.

Pjesë nga fjala e Spartak Brahos:

Zoti ministër zoti Lleshaj, bëni mirë që jeni i hapur për të studiuar të gjithë ata që kanë interes, por kini parasysh se ka një ligj që klasifikon informacion si sekret. Mos e bëni ministrinë han për miletin që të studiojnë atje. Keni nja dy hajdutë, Kaloçi dhe Dervishi, që kanë vjedhur atje dhe mbushin shtypin. Asnjë se dinte deri më sot që ekzistonte ky institut. Meqë është mirë bëhet, dhe jam plotësisht dakord që të ekzistojë. Edhe unë vetë, dhe kjo situatë, u krijua gjatë disa ditëve të shqyrtimit të një rezolute në Komisionin e Ligjeve. Ky institut drejtohet nga një letrar që ka mbaruar në BS për letërsi, si rasti i Agron Tufës. Mu kujtua dhe dua t’i them këto fjalë, pasi rastësisht më erdhi ndër mend një debat, ku ky studiues hidhte baltë për heqjen e filmave të para viteve ’90. E ke kthyer institutin në celulë të Ballit Kombëtar. Keni qenë dhe mbeteni hileqar. Veçanërisht ato që përshkruan ngjarje të luftës antifashiste.

Një tezë absurde që u prit keq edhe nga opinioni. Por mesa duket kjo baltosje kishte shkuar edhe më tej, pasi nga disa botime të këtij instituti, në njërën prej tyre, hidhej baltë në luftën antifashiste dhe quheshin kriminelë drejtuesit e kësaj lufte.

Dhe më qesharak ishte ai që bënte fjalë për “Ballin Kombëtarë”….Unë gjykoj se Instituti ka shkelur ligjin, “larg duart nga vitet 41-45’” tha kryeministri, sepse neofashistët e tipit Tufa e Cela, kërkon të glorifikimin bashkëpunëtorët e fashizmit dhe nazizmit…

Po ju them se e keni kthyer institutin në celulë të Ballit Kombëtarë, jo vetëm se jeni mbledhur aty me kokrra, po luani me zjarrin duke shkelur ligjin dhe shpërdoruar luftën antifashiste nacional çlirimtare, të cilën nuk e bëtë ju dhe soji juaj, as Milodin Popviçi dhe Dushan Mugosha siç shpreheni vetë.

Luftën e bënë bijtë e këtij vendi, edhe ata ballistë që pas 24 majit u rreshtuan tek partizanët, si dhe koalicioni antifashist, sovjeto anglo-amerikan.

Ngule në tru se lufta ishte patriotike dhe çlirimtare.

Nuk ishin kriminelë Spiro Mojsiu, Memo Meto, Rrahman Parllaku, Haxhi Lleshi, Myslym Peza, Nazmi Rushiti, Met Hasa, Persefoni Kokëdhima e mijëra të tjerë.

Ngule në tru këtë punë, lufta antifashiste ishte luftë çlirimtare.

Keni shkelur ligjin me tendencë. Hileqarë keni qenë që në luftë ashtu jeni dhe tani në demokraci.

Përse gërmoni në arkivat për të kërkuar dokumentacion të deklasifikuar? Kush ua lejon që dërgoni dhe shkesa në institucion?

Që të punosh në një institucion dhe të shpërdorosh materialet arkivore, ju nevojitet certifikatë sigurie.

Ju për shkelje të rënda të ligjit, duhet të planifikoni të kontrolloheni nga drejtoria e monitorit të kuvendit dhe mendoj që detyrën si drejtori ekzekutiv ta lini si i papërshtatshëm.

Ditën e sotme, Kuvendi u përfshi nga debate të forta. Raportimi i Agron Tufës, nxehu socialistët Braho e Bare. Në debat u përfshi edhe kryetari i Ballit Kombëtar, Adriatik Alimadhi.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike seanca plenare 23 maj 2019 sherri tufa braho spartak braho seanca plenare 23 maj 2019 sherri tufa braho spartak braho

Sondazh

Poll