Politike

Dorëheqja për presione nga Çuçi? Drejtoresha e Sigurisë Ushqimore: Ika për arsye personale, ministri më hapi derën

23 Maj 2019, 08:53 Nga DOSJA
Dorëheqja për presione nga Çuçi? Drejtoresha e

TIRANËValbona Paluka, drejtoresha e Sigurisë Ushqimore, ka reaguar pas lajmeve se ajo dha dorëheqjen për shkak të presioneve nga ministri Bledi Çuçi, për bllokim licencash të subjekteve.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Paluka thotë se ka pritur 9 vite që të kthehet në detyrë, dhe askush s’u kujtua për të.

Pas vendimit të gjykatës së Strasburgut, që i ka dhënë të drejtë të rikthehet në punë, drejtoresha shkruan se Çuçi ia hapi derën dhe e mbështeti. Më tej, ajo sqaron se është larguar nga detyra për shkaqe personale.

Reagimi i plotë:

9 vite pritje qe me larguan nga puna, 8 vite pritje me vendim te formes se prere te gjyqësorit shqiptar, 5 vite pritje me vendim te Gjykates se Strasburgut, 13 gjyqe nga ministrat e viteve 2009-2019 qe te mos zbatohej vendimi i kthimit tim ne pune, si nuk u preokupua asnjë portal për të shkruas as edhe 1 gërmë!

Dhe meqe per nje moment ka nje interes dashakeqes, dua te bej me dije se zoti Cuci ishte ai minister qe me hapi deren e Ministrise, me dha gjithe mbeshtetjen e tij dhe te stafit  per te drejtuar Sigurine Ushqimore ne Ministri.

Mbas nje periudhe 3 javore, bisedova me zotin minister dhe kerkova te largohem per arsye personale, shendetesore.

Dhe i jam mirenjohes per mbeshtetjen per kete periudhe kaq te shkurter bashkepunimi, por me teper per vullnetin per te bere maksimumin per te fuqizuar sektorin.

Doreheqja eshte qytetari kur dikush mendon se nuk e ka mundesine ta bejë nje pune per arsye personale.

Zvarritja dhe deformimi njerezor per te ndenj ne ne nje pune kur je i pamundur, nuk eshte ne moralin tim.

Akoma nun kam marre miratimin per doreheqjen, dhe shpifet per venie nen presion per zbatim urdhrash.

Eshte e kundeta, prej 3 ditesh nuk me pranohet doreheqja.

Valbona Paluka

(F.g/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike bledi çuçi drejtoresha e sigurise ushqimore valbona paluka bledi çuçi drejtoresha e sigurise ushqimore valbona paluka

Sondazh

Poll