Bota

Njerëz të shtrirë në tokë dhe tym i zi! Shpërthim i fuqishëm në mes të Beogradit, plagosen pesë persona

31 Maj 2021, 10:04 Nga DOSJA
Njerëz të shtrirë në tokë dhe tym i zi! Shpërthim

BEOGRAD– Pesë persona janë plagosur pas një shpërthimi të fuqishëm në qendër të Beogradit. Siç bëjnë të ditur mediat serbe, një bombol gazi ka shpërthyer brenda një restoranti në kryeqytet, e si pasojë kanë mbetur të plagosur punonjësit.

Të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spital, ndërsa si pasojë e shpërthimit të fuqishëm, janë shënuar dëme të konsiderueshme materiale. Siç duket në pamjet e mëposhtëme, ndërtesa është dëmtuar, ndërsa ka edhe njerëz të shtrirë në tokë.

Në vendin e ngjarjes ndodhen dy kamionë zjarrfikës, një numër i madh i oficerëve të policisë dhe një ambulance.

(kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni shperthim ne beograd shperthim ne beograd

Sondazh

Poll