Bota

“Pakica myslimane në Greqi është turke”, ‘zemërohet’ ministria e jashtme greke: Refuzojmë pretendimet e Tur

31 Maj 2021, 09:49 Nga DOSJA
“Pakica myslimane në Greqi është turke”,

GREQI– Deklarata e ministrit të jashtëm turk, Mevlut Çavusoglu, i cili tha se anëtarët e një pakice myslimane në Greqinë veriore janë turq dhe që ata nuk gëzojnë të drejtat e plota qytetare, është pritur me zemërim nga shteti helen.

Ministri Çavusoglu e bëri deklaratën provokuese gjatë një vizite private në rajonin verior grek të Thrakisë, një ditë para takimeve të tij zyrtare në Athinë me kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis dhe ministrin e jashtëm, Nikos Dendias.

Ne dëshirojmë që turqit në Thraki të gëzojnë të njëjtat të drejta që i sigurojmë ne Kishës Ortodokse Greke dhe pakicës greke“, tha Çavusoglu.

Një shekull pasi të dy vendet bënë një luftë që zhvendosi më shumë se një milion njerëz në të dy anët e kufirit, Turqia thotë se komuniteti mysliman me rreth 120,000 njerëz në rajon është një pakicë turke, një pozicion i refuzuar nga Athina, e cila i quan ata si myslimanë grekë.

Për këtë reagoi zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme greke, Alexandros Papaioannou, i cili tha se deklaratat janë diskriminuese dhe refuzohen plotësisht.

“Përpjekjet e vazhdueshme të Turqisë për të shtrembëruar realitetin, si dhe pretendimet e saj për mungesë të mbrojtjes së të drejtave të këtyre shtetasve ose diskriminim, janë të pabazuara dhe refuzohen plotësisht”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Greke, Alexandros Papaioannou, përmes një deklarate për media.

Të dyja vendet – anëtare të aleancës së NATO-s – janë në mosmarrëveshje për çështje të ndryshme, që nga pretendimet territoriale detare në Mesdheun lindor deri te statusi i Qipros dhe problemi me migrantët, ndërsa aktualisht ministri i jashtëm turk ndodhet për një vizitë dy ditore në Greqi.

Lajmi Kryesor: Ministri i jashtëm turk ‘zbarkon’ në Greqi, tjetër përpjekje për uljen e tensioneve për çështjen e detit

(kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni mevlut çavusoglu ne greqi takimi greqi-turqi mevlut çavusoglu ne greqi takimi greqi-turqi

Sondazh

Poll

Bota 31 Maj 2021, 06:49

Sirianët nuk mbahen më në Danimarkë

Çdo ditë një grup sirianësh shkojnë të protestojnë në sheshin e kështjellës në Kopenhagen para parlamentit danez. “Ndalni dëbimin në Siri”, shkruhe...